Kontributi i Fethullah Gylenit për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor
"Hapja çdokujt zemrën sa mund t'ia hapësh, le të jetë si oqean!" (Gylen)
Urtia kineze, e cila thotë: "Bëji të lumtur ata që i ke pranë dhe ata që janë larg do të vijnë", i fle bukur përpjekjes intelektuale të dijetarit Fethullah Gylen në fushë të dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, për harmoni dhe paqe ndërnjerëzore. U lind në Erzurum të Turqisë, më 1941, ku i mori mësimet themelore teologjike islame dhe në shkencat shoqërore, ekzakte dhe natyrore. Shkallët e ngritjes intelektuale të Gylenit tregojnë veçse për një personalitet të rrallë në histori, me njohuri enciklopedike në shërbim të njeriut dhe të njerëzimit[1].
U diplomua në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe u emërua predikues në një xhami të Izmirit. Ishte koha kur shoqëria turke po përjetonte kahe degjeneruese të zhvillimit, "me një strukturë ideo-shkencore mjaft të cekët, me një jetë ndjesore e shpirtërore mjaft të varfër, me një përbërje kuadri e udhëheqjeje të paqenë"[2]. Poenta e porosive të ligjëratave të Gylenit godiste devijimet në shoqërinë turke, injorancën arsimore e fetare islame, amullinë dhe indiferencën intelektuale, tendencat shkatërruese të vlerave njerëzore të kombit turk[3] dhe, me një përkushtim me tërë qenien, sheston rrugën për ngritjen e njeriut turk të dinjitetshëm, të shekullit XXI, i kushtuar Zotit në shërbim të mirëqenies njerëzore në përgjithësi[4]. Me dinjitet intelektual, vinte në spikamë: "Populli turk ka akumuluar shumë probleme nga shekujt e kaluar. Në themel të këtyre problemeve qëndron gabimi ynë i përmbledhur në pamjen e jashtme të islamit dhe në shpërfilljen e margaritarëve të tij të brendshëm"[5].
I vetëdijshëm se kthesat e mëdha në jetën e një kombi dhe të njerëzimit në përgjithësi, nuk mund të arrihen pa një përcaktim për sakrificë individuale pa ia vënë asaj çmimin, që në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare shtroi kërkesa për reformimin e sistemit shkollor dhe universitar në Turqi, të cilat do të siguronin ngritjen shpirtërore të rinisë turke[6] dhe zhvillimin modern të ekonomisë së Turqisë e të botës myslimane mbi bazë të arritjeve shkencore perëndimore[7], sikundër edhe demokratizimin e shoqërinë turke dhe të vendeve myslimane si vlerë e pandashme e rendit të ri demokratik botëror[8]. Gylen u thërriste bashkatdhetarëve: "Ne deklarojmë që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën"[9].
Projektin e tij, të cilin do ta emërtojë thjesht "Shërbim" në Emër të Zotit për mirëqenien e njeriut dhe të njerëzimit[10], do ta mbështeste në vlerat e mendimit filozofik islam, në harmoni me udhëzimet kuranore[11] dhe me mësimet e të Zgjedhurit të All-llahut për profet të njerëzimit[12] dhe thirrës për dialogun ndërfetar e ndërkulturor[13], vlera këto në themele të lëvizjes së sotme për globalizimin e shoqërisë njerëzore[14]. "Njeriu i shërbimit", sipas Gylenit, "duhet të jetë racional dhe parashikues që ta pranojë qysh në fillim se kjo rrugë është me të përpjeta e tatëpjeta" dhe, "edhe sikur t'ia presin rrugën humnera skëterrore, madje, duhet të ketë bindjen dhe vendosmërinë se ka për t'i kapërcyer!"[15]. Vërtet, modeli i mësimeve të Gylenit, "ishte i përshtatshëm, i hapur në të dyja anët në pafundësi. Aty as është fundi i kapërcimeve shpirtërore, as kufiri i përkushtimit materialo jetësor, ose i vetëflijimit"[16].
Qëndrueshmërinë e mësimeve të Gylenit për përtëritjen e kombit turk siguronte njësia (uniteti): e kaluara osmane e ndritshme[17], arritjet perëndimore shkencore[18] dhe mësimet hyjnore nga burimet e feve të shpallura[19]. Nga mesi i viteve 60 të shek. XX, dijetari Gylen arriti famën, konsiderohej si mësues shpirtëror i rinisë[20], kurse në vitet 70 fitoi namin e thirrësit madhor për përtëritjen e kombit turk demokratik modern, i cili do shërbente si shtyllë për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturore botëror[21]. Detyrën e predikuesit e la në moshën dyzetvjeçare, më 1981, për t'iu përkushtuar i tëri përhapjes së "Shërbimit"[22], i cili ka arsye të quhet: "Lëvizja Arsimore, Kulturore dhe shkencore e Gylenit", ose shkurt: "Lëvizja Gylen"[23].
Pasi korri fitore të pandalshme mbi errësirën dhe skëterrën në shoqërinë turke[24], i pajisur me dije shkencore e filozofike enciklopedike, me ndërgjegje fetare të pastër islame dhe me guxim intelektual suprem, Gyleni, gjithnjë e më fuqishëm, do të bëhej zëdhënës i kërkesave për dialog e tolerancë ndërfetare dhe ndërkulturore[25] me mbështetje në arritjet e shkencave shoqërore, filozofike, teknike, matematikore dhe natyrore. "Idealja qëndron mbi perustinë dituri-butësi-adhurim" - shkroi Ai[26]. Këtë platformë të veprimit Mësuesi Gylen e vijëzoi qartë në biografinë: "Bota ime e vogël", më 1995[27].
Sot, korifeu i "Lëvizjës Gylen", me përkrahje të miliona donatorëve, ka arritur të krijojë një pasqyrë të re për kombin turk dhe për myslimanët në përgjithësi[28], ndaj nga shumica absolute e kombit turk dhe nga miliona adhurues të mësimeve të tij, gjithandej ku shtrihet shkolla dhe vepra e tij madhore - edukative dhe shkencore, quhet "Mësuesi i Madh"[29]. Vërtet, në Turqi, mediat e shkruara dhe audio-vizuale, shkollat fillore, të mesme e universitetet e "Shërbimit" janë më të kërkuarat nga kombi turk, kurse shkollat liceale edukative - shkencore dhe fakultetet të "Lëvizjes Gylen" në mbi 126 vende të botës, me gjuhë mësimore parësore anglishten, ofrojnë mësimin më universal për ngritjen në shkallët e diturive moderne[30], fidanishte këto të kultivimit të tolerancës dhe të harmonisë ndërfetare dhe ndërkulturore të popujve[31].
Në fjalorin zyrtar dhe të përditshëm mësimor të veprimtarëve të "Lëvizjes Gylen", sipas vizionit të Mësuesit të Madh, nuk ekzistojnë sintagmat: "vende të huaja" dhe "vende të panjohura", sepse aty ku është njeriu duhet të jenë ata, me përkushtimin në Zotin në shërbim të përparimit dhe paqes mbarënjerëzore[32]. Sipas dijeplotit Fethullah Gylen, përparimi i shkencave teknike, i tregut të përbashkët dhe i telekomunikacionit ndërplanetar, ka bërë të mundur që bota e sotme të përjetohet si një fshat i madh global[33], kurse shekullin XXI me vlerat bazë: modernizimin, pluralizmin, individualizmin dhe fenë, e pandeh si shekull të pritur të mbretërisë së tolerancës dhe të dialogut ndërfetar, ndërkulturor, ndëretnik dhe ndërshtetëror, që do të shpjerë në ngjizjen e njësisë së civilizimit botëror unik[34] dhe në globalizimin e shoqërisë njerëzore mbi parimet e përbashkëta të feve hyjnore[35]. Dijetari, kështu, atakoi fuqimisht tezën e hebreut amerikan Samuel P. Hungtington për "përplasjen e civilizimeve" në shekullin XXI[36], së këndejmi edhe tezën tjetër të tij, se "Evropa merr fund atje ku fillojnë ortodoksia dhe islamizmi"[37], për faktin se "asnjë fe hyjnore nuk është bazuar kurrë në konfliktin, nëse ajo fe është përfaqësuar nga Moisiu dhe Jezusi ose nëse feja është përfaqësuar nga Muhamedi"[38]. Porosia e Gylenit për akëcilin, është: "Kurrë mos harro se ke shumë vëllezër që s'janë ulur në prehrin e nënës tënde!"[39] dhe saktëson: Toleranca dhe dialogu janë "dy trëndafila për majat e smeraldit"[40].
Kontributi i Fethullah Gylenit për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor përshkon të gjithë veprimtarinë intelektuale krijuese kolosale të Tij. Akëcili shkrim në fushë të mendimit edukativ, fetar, arsimor, pedagogjik, filozofik, historiografik, sociologjik, politik, kritik etj., është me plot sentenca të frymëzuara, margaritarë në rrafshin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, të mbështetura fuqimisht në burimet hyjnore të feve të shpallura[41]. Vërtet, esetë dhe traktatet e tij edukative, arsimore dhe politike, si dhe bisedat e gjalla me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, janë margaritar në themele të mendimit për unifikimin e civilizimit botëror[42].
Për t'i hapur hulli këtij projekti, Mësuesi i Ndritshëm, vuri kontakte dialoguese ndërfetare brenda Turqisë, pikërisht me patrikun e Fanarit, me patrikun armen dhe me kryerabinin hebraik, mandej me ambasadorin e Vatikanit për Turqi, me argjipeshkvin e Nju-Jorkut, me presidentin e "Lidhjes kundër dezinformatave", me kryerabinin e Jerusalemit, me kardinalë katolikë në Romë, e me të tjerë[43].
I një rëndësie të veçantë për kthesë historike ishte takimi i Gylenit me papën Gjon Pali II, më 8 shkurt 1998, në Vatikan. Në Letrën që i la Papës, mesazh i një përfaqësuesi të denjë për komunitetin mysliman në përgjithësi, i nënshkruar me sintagmën: "Shërbëtor i përvuajtur i Zotit", Gylen saktëson: "Ne jemi këtu për t'u bërë pjesë e misionit të pandërprerë të Këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar, të themeluar nga Shenjtëria e tij Papa Pavli VI. Ne dëshirojmë ta shohim këtë mision të kryer"[44].
Në dokument, më tutje, janë sjellë përfundime të drejta shkencore, ide dhe inicime programatike për paqen botërore, të përbashkuar përreth Njëshit të Pashoq, secili komb me gjuhën e vetë, me kulturën, me traditën dhe me fenë e tij[45]. Dhe pasi konstaton se "Islami ka qenë një fe e keqkuptuar dhe për këtë përgjithësisht kanë përgjegjësi myslimanët"[46], apelon: "Bota islame[47] duhet ta mirëpresë oportunitetin e një dialogu që do të punojë për çrrënjosjen e koncepteve të gabuara shumëshekullore rreth Islamit"[48].
Mbështetjen kryesore për të kurorëzuar dialogun midis feve, për paqe hyjnore në Tokë, Gylen e mbështeti në lidhjen që duhej të çelikosej midis fesë dhe shkencës[49]. "Njerëzimi, kohë pas kohe, ka mohuar fenë në emër të shkencës dhe ka mohuar shkencën në emër të fesë, duke nxjerrë në pah dy pamje të pranishme konfliktuale. Të gjitha dijet i përkasin Zotit dhe feja është prej Zotit. Atëherë si mund të jenë ato në konflikt? Prandaj përpjekjet tona të përbashkëta drejtohen në dialogun ndërfetar për të përmirësuar mirëkuptimin dhe tolerancën në mes popujve"[50].
Udhëheqësi shpirtëror i miliona myslimanëve të denjë për ta quajtur veten bijtë e shekullit XXI, informonte botën e krishterë se "Ne jemi sot për sot, në vendin tonë (në Turqi), në dialog me drejtuesit e sekteve të ndryshme të krishtera. Ne thjesht pretendojmë që këto përpjekje modeste të mos dështojnë. Qëllimi ynë është të vendosim vëllazërinë midis besimtarëve të tri feve të mëdha nëpërmjet tolerancës dhe mirëkuptimit. Ne, së bashku, mund të ngrihemi kundër atyre shpirtrave të drejtuar gabim dhe skeptikëve për të vepruar si amortizues, si barrierë nëse ju dëshironi, kundër atyre që duan ta shohin të ashtuquajturën përplasje të civilizimeve të bëhet realitet"[51].
Më tutje, Apostulli i Njerëzimit, ia vinte në pah Papës Gjon Pali II, se "Vitin e kaluar ne mbajtëm një simpozium për paqe dhe tolerancë midis civilizimeve, të ndjekur me vëmendje nga studiues të shquar ndërkombëtarë. Të inkurajuar nga suksesi absolut i kësaj përpjekjeje, ne duam të provojmë ta përsërisim këtë eveniment. Ne jemi aktualisht në procesin e organizimit të një konference për dialogun ndërfetar të drejtuar në fuqizimin e lidhjeve në mes ithtarëve të tri feve të mëdha. Një eveniment në të cilin ne shpresojmë që Vatikani do të jetë i pranishëm"[52].
Me një autoritet suprem për kombin turk dhe botën myslimane, e ftonte Papën të pranonte ftesën e kryetarit të Turqisë, z. Sulejman Demirel, të vizitonte Turqinë, "që Shenjtëria juaj të ketë mundësi të shohë vendet e shenjta" dhe i propozonte një vizitë të përbashkët në Jerusalem, "si një hap domethënës në përpjekjet për ta shpallur qytetin e shenjtë një zonë ndërkombëtare, një vend ku njëlloj si të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët të jenë të lirë për të shkuar në pelegrinazh pa kufizim, madje pa pasur nevojë për vizë"[53].
Mendimtari islam dinjitoz, Gylen, angazhohej pranë Vatikanit për "mbajtjen e një seri konferencash, në vende të ndryshme të mëdha, në bazë të një rotacioni dhe e para të mbahet në Uashington D.C. me bashkëpunimin e tre udhëheqësve të tri besimeve të mëdha. Koha më ideale për mbajtjen e rundit të dytë do të jetë përvjetori i 2000-të i lindjes së Krishtit"[54].
Vërtet, Letra e Gylenit lënë Papës është e tëra program veprimi për aktivizimin për paqe mbarënjerëzore, për një botë të harmonishme dhe të lirë, në themele të civilizimit unik. Midis të tjerash, vuri në spikamë nevojën e ngutshme për një program të shkëmbyer studentor, sepse "duke studiuar së bashku të rinjtë me besime të ndryshme, do të nxjerrin në pah afinitetin e tyre për njëri-tjetrin". Dhe, më tutje, informonte Papën se "brenda strukturës së një programi mësimor të shkëmbyer, një kolegj teologjik është hapur në Harran, në provincën e Urfas, të njohur si vendlindja e Profetit Abraham, i cili pretendohet të jetë patriku i tri feve të mëdha[55]. Kjo mund të jetë realizuar nga zgjerimi i programeve të universitetit të Harranit ose nga themelimi i një universiteti të pavarur me një program mësimor të përgjithshëm që do të plotësojë të gjitha nevojat e të tre besimeve. Problemi më i fundit mund të jenë pengesat për shkak të politikave shtetërore"[56].
Dijetari stoli e njerëzimit, i thërret drejtuesit e komuniteteve fetare dhe burrështetasit të mësonin nga përvoja e Profetit Muhammed, thirrësit të parë për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor në emër të Njëshit, Krijuesit të vetëm[57]: "Marrëveshja që i Dërguari i Zotit u propozoi të krishterëve dhe çifutëve meriton me të vërtetë vëmendje[58]. Krahasuar me parimet që ushtroi Profeti ynë, njerëzimi sot nuk e ka arritur nivelin e tij as me deklaratat për të drejtat e njeriut që nxirren në Hagë, Strasburg apo Helsinki"[59]. Gylen angazhohet për balancën në tolerancë[60], gjithnjë me mbështetje në burimet fetare dhe në ligj[61].
Kështu, dijetari islam, Fethullah Gylen, mund të quhet Kryeekumenist dhe Apostull i Paqes i pashoq në brezin e tij. Në studimin: "Domosdoshmëria e dialogut ndërfetar", të mbajtur në Parlamentin e Feve Botërore, në Keip Taun, më 1-8 dhjetor 1999, me një guxim që i ka hije vetëm njeriut të urtë, të panjolla në jetë dhe në vepër paqësore, u bë zëdhënës i së ardhmes të dëshiruar të njerëzimit. Pasi vuri në spikamë se "Sot njerëzit diskutojnë për shumë tema siç janë rreziku i luftës dhe konfliktet e shpeshta" etj., me forcë intelektuale qëlloi pushtetarët të dhënë pas vrapimit për përsosjen e armatimit për shkatërrimin masiv të njerëzimit dhe denoncoi faktin se "Në rrënjë të problemit qëndron botëkuptimi materialist që veçmas e kufizon ndikimin e fesë në jetën e sotme shoqërore. Si rezultat, është prishur balanca në mes njerëzimit dhe natyrës dhe brenda individëve burrë e grua. Vetëm një numër i vogël njerëzish duket se e kuptojnë që paqja me natyrën dhe harmonia shoqërore midis tyre dhe brenda individëve mund të vijë vetëm kur të jenë përputhur botët materiale dhe shpirtërore. Paqja me natyrën, paqja dhe drejtësia në shoqëri dhe integriteti personal janë të mundura kur dikush është në paqe me Qiellin"[62].
Më tutje, Gylen, pasi saktëson diagnozën e sëmurjes së shoqërisë bashkëkohore, propozon edhe ilaçin universal: "Feja pajton kundërshtitë që duken se janë përjashtuese të ndërsjella të tilla si, fe-shkencë, kjo botë - bota tjetër, natyra - librat hyjnorë, materiale - shpirtërore dhe shpirt - trup. Feja mund të drejtojë mbrojtjen kundër rrënimit të shkaktuar nga materializmi shkencor duke e vënë shkencën në vendin e duhur dhe duke i dhënë fund konfliktit të kahershëm midis kombeve dhe popujve". Dhe, që të mos keqkuptohej, humanisti me gjerësinë e zemrës sa një oqean[63], saktëson: "Qëllimi i dialogut midis feve nuk është thjesht për të shkatërruar materializmin shkencor dhe botëkuptimin rrënues materialist, por sepse natyra e vërtetë e fesë e kërkon këtë dialog. Hebraizmi, krishterimi, Islami, madje edhe hinduizmi dhe fetë e tjera botërore pranojnë të njëjtin burim për vete dhe, duke përfshirë dhe budizmin, kanë të njëjtin qëllim. Si një mysliman, unë i pranoj të gjithë profetët dhe librat e sjellë përgjatë historisë për popujt të ndryshëm dhe e vlerësoj besimin në to si një parim esencial të të qenit mysliman". Dhe, me plot dije e krenari, konstaton: "Një mysliman është një ndjekës i vërtetë i Abrahamit, Moisiut, Davidit, Jezusit dhe të gjithë profetëve të tjerë. Mosbesimi në një profet apo libër të shenjtë do të thotë që dikush nuk është mysliman. Kështu ne pranojmë tërësinë dhe unitetin thelbësor të fesë që është një simfoni e bekimeve dhe e mëshirës së Zotit dhe universalitetin e besimit në fe"[64].
Madhështia e Thirrjes për dialog ndërfetar e ndërkulturor të Mësuesit shpirtëror të miliona myslimanëve në botë, Fethullah Gylen, dokumentohet urtësisht nga konstatimet në vijim: "Të pavëmendshëm ndaj mënyrës se si ithtarët e tyre e zbatojnë besimin në jetët e përditshme, vlerat e pranuara përgjithësisht siç janë dashuria, respekti, toleranca, mirëkuptimi, mëshira, të drejtat humane, paqja, vëllazëria dhe liria lartësohen nga feja. Shumë prej tyre janë në përputhje me përparësinë që kanë në mesazhet e sjella nga Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi si dhe në mesazhet e Budës dhe madje të Zarathustrës, Lao-Tzu, Konfucit dhe të dijetarëve hindu"[65]. Duke e parë Islamin si fe vazhduese dhe plotësim të krishterimit, si dhe përvojën e Muhamedit si përvojë besnike të Krishtit, saktëson se "Ne kemi një traditë profetike të dokumentuar pothuajse plotësisht në literaturën e haditheve që Jezusi do të rikthehet kur fundi i botës të jetë afër" dhe se "ajo që ne kuptojmë është se afër fundit të kohës, vlerat si dashuria, paqja, vëllazëria, mirëkuptimi, altruizmi, mëshira dhe pastrimi shpirtëror do të kenë përparësi, siç ishte gjatë periudhës së profecisë së Jezusit"[66].
I një rëndësie tërësisht të veçantë për botën myslimane dhe njerëzimin është Mesazhi i Gylenit për popullin amerikan, lidhur me sulmin terrorist në "Kullat Binjake", më 11 shtator 2001, të cilin e filloi me theksimin: "Unë dua ta bëj të qartë që çdo aktivitet terrorist, nuk ka rëndësi nga kush është ndërmarrë ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Për këtë arsye, asnjë njeri - dhe, sigurisht, asnjë mysliman - nuk mund ta aprovojë aktivitetin terrorist. Terrori nuk është pjesë e kërkimit të arritjes së pavarësisë apo shpëtimit. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm"[67].
Në vazhdim, me një guxim qytetar i të së ardhmes, i shuguruar për drejtësinë, konstaton: "Ky akt i fundit terrorist, i cili është më i përgjakshmi dhe më i dënueshmi, është më shumë se një goditje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës - ai është një goditje kundër paqes botërore si dhe kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore. Ata që e kryen këtë krim të shëmtuar mund të konsiderohen vetëm si njerëzit më mizorë në botë"[68].
Ndaj, si një promete në Rrugë gjerë të Zotit, u apelon bashkëfetarëve: "Ju lutem, më lini t'ju siguroj që Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur'ani kërkon që çdo mysliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një mjeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm"[69].
Si një misionar hirplotë, përfaqësues i myslimanëve, u apelonte ShBA-ve të vepronin me gjakftohtësi, ta përballonin krimin me linjitin e të fuqishmit, t'i shqyrtonin shkaqet që mund t'i cytnin individët ose grupet për akte terroriste dhe të kinin parasysh faktin se "dëmtimi i masave të pafajshme me qëllim ndëshkimin e pak njerëzve të fajshëm nuk është në dobi të tyre, më saktë, veprime të tilla do t'u japin zemër terroristëve nga shtimi i ndonjë zemërimi ekzistues dhe nga lindja e më shumë terroristëve dhe më shumë violence. Më lini t'u kujtoj që terroristët përfaqësojnë një pakicë tejet të vogël brenda çdo shoqërie apo feje"[70].
Nisur nga fatkeqësitë e mëdha, të cilat njerëzit po i shkaktojnë në emër të fesë, Mësuesi i Madh, nuk rresht duke thërritur: "Dialogu ndërfetar është sot një domosdoshmëri dhe hapi i parë në vendosjen e tij është harrimi i së kaluarës, injorimi i argumenteve polemizuese dhe dhënia përparësi pikave të përbashkëta, të cilat janë më të shumta se polemikat"[71].
Të përfundojmë: Një sentencë amerikane thotë: "Nuk ka zgjidhje të problemit pa u ballafaquar me problemin". Rëndësia e veprës dhe e aktivitetit të gjithmbarshëm të dijetarit të përkorë, Fethullah Gylen, është e kolosale: për rimëkëmbjen e kombin turk modern, për botën myslimane dhe për njerëzimin në përgjithësi. Mësimet e Gylenit të frymëzuara nga burimet e feve të Shpalla, janë Ilaçi më shërues kundër inferioritetit i të qenit mysliman. Vërtet, Gylen, është misionari dhe avokati më i suksesshëm i Islamit dhe personaliteti, ndoshta i vetmi në histori, i cili për të gjallët e vet ka lidhur, pa dhunë, pa ryshfet, vetëm me fuqinë e bindjes dhe me dashuri rreth një platforme të mendimit dhe të veprimit, mijëra autoritete botërore të përkatësive të ndryshme etnike, fetare e politike dhe qindra miliona myslimanë kombesh të ndryshme.
Nisur nga rëndësia universale e veprës dhe e veprimeve praktike të Gylenit, si dhe nga rëndësia e veprimtarisë arsimore, edukative, kulturore dhe shkencore që lidhet me nismën dhe rëndësinë e Tij - si një e mirë kulturore universale, "Simpoziumi i Heronjve të Paqes", i mbajtur në Universitetin Augustinian të Teksasit, më 1-13 prill 2003, dijetarin e pashoq në shekullin e tij, hirësinë Fethullah Gylen e vendosi në lagjen e heronjve të paqes për periudhën 5000-vjeçare të historisë së njerëzimit, për krah Jezusit, Budës, Gandit, Martin Luterit dhe Nënë Terezës. Kjo është fitore kombin turk, krenari për bashkësinë myslimane dhe pasuri për njerëzimin në përgjithësi.
[1] Për rëndësinë që Gylen u jep apostujve të mirëqenies dhe të paqes ndërnjerëzore fletë mjaftueshëm ky konstatim i Tij: Një Nënë që ka vdekur për fëmijën e saj është "Heroinë e dhembshurisë"; Individi që ia kushton jetën e vetë të tjerëve është "Hero i devotshmërisë" dhe Njeriu që jeton dhe vdes për gjithë njerëzimin është " Monument i pavdekësisë" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 27); Shih gjerësisht, Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë së njerëzimit. Prezantim, M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , "Prizmi", Tiranë 2003, 1-4.
[2] M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 193.
[3] Thërriste: "...ja, pra, vatani i shkatërruar ku sundojnë një mijë e një ngatërresa! (...) Shoqëria jonë sot ndodhet në një gjendje për të ardhur keq. Pa asgjësuar një mjedis si ky të ushqyer prej fanatizmit dhe intolerancës, duhet të jetë mjaft e vështirë të mendohet për një bashkim dhe unitet (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 200, 193);
[4] "Ne deklarojmë që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005,342); Shih gjerësisht, Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 9-14.
[5] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 269.
[6] Në Turqi, "për vite me radhë, kanë qenë të panumërta rastet e imoralitetit" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 67); "Baza e mesazhit të tij (Gylenit) konsiston në bashkimin e besimit fetar me edukimin shkencor modern për të krijuar një botë më të mirë bazuar më aktivizimin pozitiv, altruizmin, dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor" (Nga Parathënie në librin: M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 5); "Atdheu s'është pyll, por kopsht. Për ta mbushur dhe rregulluar atë, ka nevojë për përgatitjen e luleve e të fidaneve frutore" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 88);
[7] "Ndenjja larg shkencave pozitive duke pasur frikë se mos çojnë në ateizëm, është foshnjarake (...). Feja dhe shkenca e vërtetë janë si dy fytyrat e një të vërtete të vetme. Feja e shëtit njeriun nëpër rrugë të drejta dhe e çon në përfundime të lumtura. Ndërkaq, shkenca me synim dhe qëllim të përcaktuar qartë, i bën dritë para, si një pishtar, nëpër këto rrugë dhe në fushën e vet (...), Shkenca dhe teknika janë në shërbim të njeriut dhe s'ekziston asnjë shkak serioz për t'u trembur prej tyre. Rreziku nuk te shkenca dhe ngritja e një bote sipas shkencës. Rreziku është te injoranca, pavetëdijshmëria dhe shmangia nga marrja e përgjegjësisë!" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 25, 26, 33).
[8] "Demokracia është një sistem që i jep mundësinë çdokujt që gjendet në krahët e saj të jetojë dhe punojë duke shfaqur ndjenjat dhe mendimet e tij. Toleranca është një komponent i rëndësishëm i saj (...). Demokracia është një sistem që zhvillohet dhe revizionohet vazhdimisht. Ajo gjithashtu ndryshon në përputhje me vendet dhe rrethanat ku është ushtruar" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 78, 296); Shih gjerësisht, Thomas Michel, S.J., Parathënie, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 5-8.
[9] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 342.
[10] "Qoftë për Turqinë, qoftë për botën islame, për çdo lëvizje që formohet me qëllim shërbimi, rreziqet e më poshtme janë gjithmonë evidente" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 198).
[11] "Kur'ani gjithmonë i ka miratuar mirëkuptimin dhe tolerancën si parime kryesore"; "Kur'ani u bën thirrje njerëzve të pranojnë profetët e mëparshëm dhe librat e tyre"; "Kur'ani zbriti në tokë me një domethënie të thellë për ekuilibrin. Ai ka ekuilibruar marrëdhëniet në mes individëve, në familje dhe në shoqëri, në të gjithë krijimin, dhe u ka treguar ndjekësve të tij një udhë që i drejton në harmoninë universale" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi" Tiranë 2005, 107, 114, 203); O populli i librit! Ejani me një fjalë që është e përbashkët mes nesh dhe jush!" (Al-i Imran,3:64); "Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time" (Kur'an: 109:6), Kur'an: "Lidhuni fort të gjithë pas perit të Allahut dhe kurrsesi mos u përçani dhe ndani!" Kur'ani është doracaku më i mrekullueshëm i porosive dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendje-shpirt të tij!", M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 45, 205, 35; Kur'an: "Hyni bashkërisht në paqe!" M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 231; "Islami është një fe për sigurinë, qetësinë dhe paqen"; "Islami është një fe për mirëkuptim, falje dhe tolerancë"; "Në Kur'an spikasin mirëkuptimi dhe toleranca"; "Sipas Gylenit, "Islami i përfshin të gjitha fetë, Besimi në Muhammed dhe Kur'an është kryesori dhe esenciali, dhe prandaj besimi në të gjithë profetët dhe librat e shenjtë është një nga shtyllat e Islamit" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 328, 93, 94, 97).
[12] Gylen shkroi: "Ne kemi rizbuluar tolerancën, virtyt që është i pandarë nga shpirti islam dhe që na është treguar ne në Kur'an dhe prej profetit Muhammed" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 81); Muhammedi a.s: "Ju mund mund t'i ndihmoni shtypësit duke i bërë ata të ndalojnë shtypjen e tyre" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 35).
[13] Muhammedi.a.s: "Ju jini të gjithë nga Ademi dhe Ademi është nga dheu. O shërbëtor të Zotit, jini vëllezër (dhe motra)!"; Muhammedi - "çrrënjosi të gjitha dallimet për racat dhe ngjyrat" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 297, 106); Gylen: "Profeti Muhammed është si një burim me ujë të kthjellët në zemër të shkretëtirës, si një rreze drite në errësirën e paanë" (M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , "Prizmi", Tiranë 2003, 55).
[14] "Unë mundem të them që paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca janë fundamentale në Islam", kurse "paqja, drejtësia dhe stabilitetit janë esenciale në Islam" (" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 111); "Shoqëritë që përpiqen për t'i siguruar vazhdimësi ekzistencës dhe përhershmërisë së vet duke u ndërzyer me kulturën dhe qytetërimin e kombeve të tjerë, u ngajën pemëve të zbukurimit me fruta artificiale të varura nëpër degë, gjë që është sa qesharake, aq edhe vetëmashtruese!"; "Qytetërimi është pasuri ndiesore, delikatesë shpirtërore, thellësi pikëpamjeje dhe pranim i të tjerëve duke u njohur edhe atyre të drejtën për të ekzistuar" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 45, 47); "Mjeranët, ngatërrestarët, sarhoshët, anarkistët, të droguarit, morfinomanët, të cilët konsiderohen sot si fytyra e zezë e shoqërisë, janë fëmijët, edukimin e të cilëve e lamë pas dore dje..." (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), "Prizmi", Tiranë 2004, 186); "Toleranca është virtyt që ka nevojë të shpërblehet dhe për këtë arsye, toleranca duhet të depërtojë në të gjithë shoqërinë"; "Tolerancë nuk do të thotë të jesh i ndikuar ose i lidhur me të tjerët, por t'i pranosh të tjerët siç janë dhe të dish si të ecësh përpara me ta"; "Të pranosh tolerancën nuk do të thotë të anashkalosh traditat që burojnë nga feja jonë, nga populli ynë, nga historia jonë" (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), "Prizmi", Tiranë 2004, 57, 75, 76).
[15] "Rruga jonë është rruga e duartrokitjes së çdo lloj iniciative dhe pune të dobishme në të mirë të atdheut dhe të popullit dhe e mbështetjes së ushtrisë së të lumturve që u shërbejnë atyre. Nuk kemi për t'iu përgjigjur akuzave që na bëjnë për mohim dhe devijim, nuk kemi për t'i thënë mallkimit 'amin, ashtu qoftë'!"; "Njeriu i kauzës nuk e ndryshon qëndrimin as kur është në fitore, as kur është në humbje!" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 208, 231, 233).
[16] Gjerësisht, M. Enes Ergene, Hyrje, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 9-15.
[17] "Osmanët ishin besnik të fesë së tyre dhe të vlerave të tjera"; "Të gjitha kombet kanë karakteristika në vetvete, që rrjedhin nga natyra, historia dhe kultura e tyre. Turqit kanë qenë myslimanë për shekuj dhe është e pamundur t'i veçosh ata nga Islami" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 76, 327).
[18] "Njerëzit e rinj do të bashkojnë plotësisht vlerat morale dhe shpirtërore, dijet e ndryshme, gjykimet e shëndetshme, temperamentin shkencor dhe aktivizmin e matur"; Nuk ka konflikte në mes Kur'anit, shkrimeve hyjnore, universit dhe shkencës . "Feja nuk kundërshton apo kufizon shkencën ose studimin shkencor" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 125, 267); "Me fitoren e shkencës, në perëndim u shemb mbretërimi i krishtërizmit dhe i klerikalizmit. Kurse në botën islame, në kundërshtim me perëndimin, me përparimin e shkencës është shtuar edhe orientimi kah feja" (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), "Prizmi", Tiranë 2004, 11).
[19] Librat e shenjtë: Kur'ani, Bibla, Vedat dhe Upanishat; "Toleranca u bë e njohur në këtë botë prej profetëve, të cilët ishin udhëzuar prej Zotit"; Kur'ani - "Një libër që është në gjendje të zgjidhë të gjithë problemet e së ardhmes!"; "Toleranca rrjedh nga Kur'ani dhe Sunneti"; "Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju e, nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë" (el-Nahl, 16:126) (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 208, 69, 87, 73, 72); "Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e drejta nga e shtrembra..."Bakara, 256; "E vërteta është Zoti juaj e kush të dojë, të besojë, kush të dojë, të mohojë..." Kehf:29 (M. Fethulla Gylen, Nën hijen e Besimit,2, Prizmi", Tiranë, 2004, 95).
[20] "I kam inkurajuar njerëzit t'i shërbejnë vendit në veçanti dhe n njerëzimit në përgjithësi, përmes arsimimit"; "Njerëzit idealë e dinë që ata janë në provë të vazhdueshme dhe prandaj persosen që të mund të arrijnë lumturinë" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 171, 184).
[21] "Dashuria dhe dialogu do të lulëzojnë në shekullin e ri. Antagonizmi do të jetë çrrënjosur dhe toleranca do të jetë përhapur kudo"; "Idealet sublime, objektivat e rëndësishme, projektet universale dhe me influencë mund të jenë realizuar vetëm prej atyre që fluturojnë lart,që qëndrojnë të patundur, që vazhdojnë rrugën e tyre me siguri, që tregojnë një qëndrim të vendosur dhe që janë motivuar prej ekstazës qiellore" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 139, 154).
[22] "Mësuesit duhet të jenë të aftë të gjejnë një rrugë për zemrat e studentëve dhe të lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen e tyre"; "Kjo lëvizje është një fenomen për t'u shkruar dhe nënvizuar"; Veprimtarët e Lëvizjes Gylen: "Ndezën një zjarr ngado, flaka, prushi dhe tymi i këtij zjarri ishte lumturia"; "Kudo ku shkojnë shpirtrat e ndritshëm, shkretëtirat kthehen në kopshte të Edenit, Parajsës, në saje të dritës që rrezatojnë"; "Përulësia është shenjë e virtytit dhe e pjekurisë, ndërsa arroganca dhe mendjemadhësia tregojnë një shpirt të mangët dhe të ulët" (M. F. Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 283, 285,186, 288, 293).
[23] "Në raport të drejtë me përhapjen e dijës dhe të kulturës, mirëkuptimit dhe tolerancës, të sendërtohet një mjedis afrimi e marrëveshjeje dhe mos grupeve të përvijohet një linjë paqeje"; "Çdokënd që ecën në të njëjtin drejtim, e quan si ndihmës, nderon çdo sukses, duartroket çdo arritje dhe puth çdo dorë ndihme"; "Ndihmëtarët dhe apostujt e Lindjes së re kanë për të qenë altruistë të mëdhenj që e kanë harruar lumturinë e vetë për hir të të tjerëve" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 201, 202, 204); Gylen: "Për t'i mbajtur nën kontroll masat mjafton t'i privosh ata nga dija. Kësaj tiranie ata mund t'i shpëtojnë vetëm nëpërmjet arsimimit" (M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1, "Prizmi", Tiranë 2003, 98.
[24] "Historia na tregon se një shoqëri nuk ka qëndruar në këmbë me anë të imoralitetit"; "Ç'të jetë kanceri në trupin e individit, është edhe imoraliteti në jetën e popujve" (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), "Prizmi", Tiranë 2004, 5, 6); "Dashnorët e Melika Slltan-it të cilët, kur thuhet "vatan", kuptojnë "turanizëm", kur thuhet "komb", kuptojnë "fashizëm" dhe kur thuhet "fe", kuptojnë "reaksion" dhe "prapambetje"!; "Turanizëm (turancılık) - "Lëvizje nacionaliste ekstreme e periudhës së fundit të Perandorisë që kërkonte bashkimin e turqve të pastër në një atdhe dhe flamur të vetëm" (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 200).
[25] "Mendojmë se është në dobi t'ua kujtojmë edhe një herë të gjithë prijësve, liderëve e udhëheqësve çështjen e riparimit të ndërgjegjes së përgjithshme"; "Ejani t'i japim fund, më në fund, egoizmit(...). Ejani t'i duam miqtë brenda përmasave të së drejtës dhe të mos heqim dorë nga bujaria ndaj tyre! Të jemi syçelët ndaj intrigave të armiqve dhe të mos biem në lojën e tyre!; "Njëri prej grupimeve të kohës sonë dhe, ndoshta, më i rrezikshmi, është grupimi i mbështetur në racën dhe gjakun. Ky është me burim të jashtëm(...). Në një periudhë kur grindjet, më në fund, zhvillohen mes blloqesh, kur ideologjitë përplasen me njëra-tjetrën duke përfshirë brenda tërë njerëzimin dhe kur në botën e kthyer në një fshat të madh, kombet kanë formuar njësi dhe grupime të caktuara, një mendësi e tillë raciste është mjaft e çuditshme"; Të kërkosh "gjak të kulluar" do të thotë kë kërkosh të dish se çka ka në "Levhi Mahfudh" - Tabelën e Kujtesës Hyjnore (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 206, 206, 204, 204).
[26] "Meqë jeta e vërtetë për njeriun mundësohet me shkencë dhe kulturë, ata që e lënë pas dore mësimin, quhen të vdekur edhe po të jenë në jetë" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 30, 26); "Shkenca dhe njohuritë ndriçojnë dhe zhvillojnë mendjen. Për këtë arsye, një mendje e privuar nga shkenca dhe dijet nuk mund të marrë vendime të drejta" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 279).
[27] Gjerësisht, Biografia e autorit, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005,16-21.
[28] Th. Michel: "Çdo shkollë është një institucion i pavarur, por shumë prej tyre mbështeten në shërbimet e kompanive turke për të siguruar subvencionet edukative dhe burimet njerëzore"; Në shkollat e Lëvizjes Gylen - kultivohen "vlerat universale të tilla si nderi, puna e ndershme, harmonia dhe shërbimi i ndërgjegjshëm" Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 95-96)
[29] Gjerësisht, Kush është Fethullah Gylen? Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 9-14; Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Gylen - Përmendore e re e civilizimit njerëzor, Edukata Islame, Viti.XXXIV, nr.79, Prishtinë, 2006, 319-327.
[30] Gjerësisht, Po aty; Shih gjerësisht, Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë së njerëzimit. Prezantim, M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , "Prizmi", Tiranë 2003, 1-4; Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 9-14; Parathënie në librin: M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 5); Thomas Michel, S.J., Parathënie, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 5-8.
[31] Formula e betimit "Amentu" (Besoj) të veprimtarëve të "Lëvizjes Gylen", saktëson: "Ta mbajmë idealin tonë të shërbimit për njerëzimin për hir të Allahut mbi çdo lloj dëshire materiale e egoistike(...), t'i hapim rrugët që çojnë në lumturinë e brezave të ardhshëm..."; "Në çdo hap dhe në çdo punë në fillim duhet përcaktuar qëllimi dhe synimi në mënyrë që njeriu të mos kapet e pengohet nga pretekstet(...). Në platformën e mendimit, qëllimi dhe synimi duhet të zënë gjithmonë vendin e parë..."; "Grimca e punëve të bëra orientuar kah pëlqimi i Zotit ka vlerën e një dielli, pika, vlerën e një deti dhe çasti, vlerën e përjetësisë..."(M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 212,213, 214); Shkollat e Lëvizjes Gylen "me objektiv të kufizuar në edukimin modern dhe dobitë që vijnë prej tij" (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 6).
[32] Gylen do të theksojë: "Bota është duke kaluar një krizë shpirtërore. Të gjitha shtyllat thelbësore mbështetëse për njerëzimin janë shembur dhe shkatërruar"; "Çdo balancë e fuqisë që është vënë nga përdorimi i forcës do të shembet në periudhën më të shkurtër të kohës dhe ata që ishin përgjigjes për të, do të jenë të parët që do të digjen nën gërmadha"; "Unë do të këshilloja një tip lëvizjeje që është e përhershme dhe plotësisht e dobishme në çdo drejtim"; "Ne duhet të jemi si qenie 'pa duar kundër atyre që ju qëllojnë, pa fjalë kundër atyre që ju mallkojnë" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 323, 336, 33789).
[33] "Mjetet moderne të komunikimit dhe transportit e kanë transformuar botën në një fshat të madh global"; "Bota e sotme është tkurrur në madhësinë e një fshati të madh..."; Tendenca e tkurrjes së botës "në madhësinë e një fshati" - zhvillimi i shpejtë i teknologjike të komunikimit; "Edhe nëse gjykimi për botën si një fshat përforcohet dhe përhapet shumë rrjedhën e kohës, besimet, racat, zakonet dhe traditat e ndryshme do të vazhdojnë të bashkëjetojnë në këtë fshat" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 308, 322, 332, 333).
[34] Fjala "tolerancë" do të thotë: respekt, mëshirë, bujari, vetëpërmbajtje"; "Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores!"; "Toleranca është streha më e sigurt dhe fortesa jonë kundër pengesave që lindin prej përçarjes, fraksioneve" etj.; "Të kemi respekt për idetë e ndryshme dhe të falim çdo gjë që është e falshme" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 65, 63, 64, 65).
[35] Kur'ani fton me sintagmat: "O njerëz!" dhe "O besimtarë!" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 298); "Feja është një burim i begatë që përmban parimet e vërteta të qytetërimit"; "Qytetërimi i së ardhmes do të hedhë shtat e zhvillohet në fidanishten ku kultivohen shkencat dhe teknologjia e Perëndimit si dhe filozofia e besimit dhe moralit të Lindjes"; "Republikë do të thotë qeverisje ku populli ka të drejtë të zgjedhë e të japë këshillë; ndërkaq, Kur'ani është i pari që ka treguar se si praktikohet kjo lloj qeverisjeje" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 34, 47, 174); "Islami, krishterimi dhe hebraizmi, rrjedhin të gjitha nga e njëjta rrënjë, të gjitha kanë në mënyrë thelbësore të vyejtën bazë besimi dhe janë ushqyer nga i njëjti burim" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 310).
[36] "Pikëpamjet e Hantigtonit, dhe të tjerëve si ai, për të ardhmen, janë fatkeqësisht të bazuara në konfliktin dhe reflektojnë planet për të vazhduar dominimin nëpërmjet konflikteve"; "Fara e mbjellë nga toleranca është rritur. Ajo do të lulëzojë kur koha të jetë e përshtatshme"; "Lumi i tolerancës do të përmbysë gjithçka (...). Me vullnetin e Zotit, shekulli XXI do të quhet shekulli i tolerancës (...). Ne duam ta ndjejmë epokën e tolerancës dhe synojmë të mos kthehemi prapa nga kjo rrugë"; Islami propozon një qeverisje të bazuar në një kontratë sociale" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 342, 81, 83, 300).
[37] "Islami e konsideron drejtësinë dhe paqen botërore si themelore: "...mos lejoni që urrejtja e të tjerëve për ju t'ju shtyjë në gabime dhe t'ju shmangë nga drejtësia..." (el- Maide 5:8 (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005; 341); Shih gjerësisht, M. Fethulla Gylen, Parathënie në librin: Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 5-6; Prezantim, M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003' 13-14; Prezantim, M. Fethulla Gylen, Nën hijen e Besimit 1, Prizmi", Tiranë, 2004, 7-11.
[38] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005; 341.
[39] M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 123.
[40] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 84.
[41] "Debati nuk duhet të jetë për hir të egos suaj, por për të mundësuar shfaqjen e së vërtetës"; "Zoti i shpalli fetë në mënyrë të spikatur kundër çrregullimit, tradhtisë, konfliktit dhe shtypjes. Islam, në kuptimin e mirëfilltë të tij, do të thotë paqe, siguri dhe mirëqenie" (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 47, 48).
"Islami, krishterimi dhe hebraizmi, rrjedhin të gjitha nga e njëjta rrënjë, të gjitha kanë në mënyrë thelbësore të vyejtën bazë besimi dhe janë ushqyer nga i njëjti burim"; "Islami është një fe për tërë universin (...). Islami i njeh të gjitha fetë që kanë ardhur para tij"; "Islami pohon unitetin thelbësor të të gjitha feve" [41] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005 , 310, 300, 301).
[42] Shih gjerësisht në veprat: M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1, "Prizmi", Tiranë 2003; Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003; Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005; Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005; Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), "Prizmi", Tiranë 2004, Nën hijen e Besimit 1,2, Prizmi", Tiranë, 2004; Lëkundjet që solli shekulli, 1- 4, Prizmi", Tiranë, 2004.
[43] Shih gjerësisht, Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 9-14; Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë së njerëzimit. Prezantim, M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , "Prizmi", Tiranë 2003, 1-4; Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 9-14; Parathënie në librin: M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 5); Thomas Michel, S.J., Parathënie, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 5-8; Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Gylen - Përmendore e re e civilizimit njerëzor, Edukata Islame, Viti.XXXIV, nr.79, Prishtinë, 2006, 319-327.
[44] M. Fethulla Gylen, "Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 343.
[45] "Kultura është tërësia e parimeve të lindura nga ndjenja të tilla si gjuha, edukata, zakonet dhe arti të një shoqërie..."; "Kultura lind dhe zhvillohet nga natyra e kombit dhe shoqërisë. Ç'të jenë lulet dhe frutat për një pemë, ajo është edhe kultura për një komb e shoqëri"; "Kultura e lidhur ngushtë dhe e njësuar me të kaluarën e kombit dhe rrënjët e tij shpirtërore, hap dhe i ndriçon rrugët e gjallesës e të lartësimit për një komb" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 44, 45, 45).
[46] "Bota islame është injorante, pavarësisht nga një ndriçim i ngadalshëm që po vjen në ditët e sotme" (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 116); "Muslimanët herë pas here janë keqkuptuar dhe, si rezultat, ata u janë nënshtruar presioneve dhe fyerjeve"; "Një musliman nuk mund të jetë kurrë një fanatik" M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 85, 85); "Muslimanët kanë mundur të arrijnë unitetin mes tyre vetëm me anë të besimit dhe besnikërisë ndaj Kur'anit dhe kështu ka për të ndodhur edhe në të ardhmen"; "E ardhmja nuk duhet parë shumë si periudhë e Kur'anit sepse ai është fjala e Individualitetit që i sheh dhe i njeh të shkuarën me të sotmen dhe të sotmen me të ardhmen si një e tërë e pandarë..." (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 36, 39).
[47] Gylen, në shumë intervista të më vonshme, do të saktësojë: "Sipas opinionit tim, një botë islamike nuk ekziston realisht, por në botë ka vende ku jetojnë myslimanët(...). Islami është një mënyrë jete, një kulturë dhe nuk është ndjekur si një besim. Muslimanët e kanë ristrukturuar Islamin në përputhje me idetë e tyre" dhe do të porositë: "Të mos përdoret sintagma "Bota islame" - "Sot Islami është individual. Muslimanët janë në vende të ndryshme të botës"dhe do të përfundojë: "Më saktë, mund të thuhet që është mbizotëruese një kulturë myslimane, se sa një kulturë islame" (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005; 116,117).
[48] Më gjerësisht, M. F.Gylen, "Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 344.
[49] "Feja është shkolla më rezultateve, më e begatë e hapur për shprehitë e bukura"; "Synimi i mësimit është që dija t'i bëhet njeriut prijës dhe udhërrëfyes, që të ndriçohen udhët që shkojnë në përsosjen njerëzore" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 32, 28).
[50] M. Fethulla Gylen, "Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore" (Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 344).
[51] Po aty.
[52] Po aty.
[53] Po aty, 344-345.
[54] Po aty. 345.
[55] Is'haku - biri i Ibrahimit, vëlla i Is'hakut - Ismaili. Nga pasardhësit e Ismailit rrjedh Muhammedi. Jusha dhe Isai - të bijtë e Izraelit. Profetit Musai i përngjet profeti Muhammed (M. Fethulla Gylen, Nën hijen e Besimit, 2, Prizmi", Tiranë, 2004; 18); "Besimi i Abrahamit rilindi me Muhammedin" (Louis Massignon: Islam and Christian - Muslim Relations 8, no. 2;193-210 (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005,40).
[56] M. Fethulla Gylen, "Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 344.
[57] "Profeti i përkufizon myslimanët e vërtetë si ata që nuk dëmtojnë askënd me fjalët dhe veprimet e tyre dhe që janë përfaqësuesit më të besueshëm të paqes universale" (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 43); "Njeriu e njohu dhe e përvetësoi qytetërimin e vërtetë në saje të Hz. Muhammedit(...). Nisur nga kjo, do të ishte më e përshtatshme që të quhej ai si themeluesi i qytetërimit të vërtetë" (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 40); Muhammedi.a.s para së të ndërronte jetë u tha ndjekësve të tij:: "Unë po e lë në besën tuaj Popullin e Librit, krishterët dhe çifutët"; "E robët e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë e, kur u drejtohen injorantët, ata thonë: 'Paqe!" (el-Furkan,25:63); "Qëndroni, të gjithë ju, në paqe!" (el_Bakara, 2:208); Muhammedi a.s: "Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh ata që i njeh si dhe ata që nuk i njeh"; Ata "që i etiketojnë të tjerët si të pafe, janë në kundërshtim të hapur me Islamin, fenë e tolerancës dhe dashurisë" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 92, 107, 299, 93, 99).
[58] Dokumenti Gjendet në Angli (Shënim i Gylenit).
[59] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 73.
[60] Toleranca të vihet në balancën e saj - "Të tregohesh i mëshirshëm me një kobër do të thotë të jesh i padrejtë me njerëzit të cilët ajo ka kafshuar"; Muhammedi.a.s: "Për atë që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk mund të ketë mëshirë!" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 116, 104).
[61] Jezus Krishti: "Nëse ndonjëri nga ju është i papërlyer me mëkate, le të qëllojë i pari me gurë"; Muhammedi a.s: "Ju mund mund t'i ndihmoni shtypësit duke i bërë ata të ndalojnë shtypjen e tyre"; Muhammedi,a.s: "Ti e ke rrahur atë pa asnjë të drejtë. Lëre të lirë!"; "Struktura e parimeve të jetës shoqërore është mbështetur në fenë, ligjin, urtësinë dhe pushtetin"; Thënia: " Mos dëshironi për të tjerët çfarë nuk dëshironi për veten tuaj" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 59, 35, 105, 324, 53).
[62] M. Fethullah Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 35-36.
[63] "Hapja çdokujt zemrën sa mund t'ia hapësh, le të jetë si oqean!" (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 62); (M. F. Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), "Prizmi", Tiranë, 2003, 115).
[64] M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 36.
[65] Po aty, 37.
[66] Po aty.
[67] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, "Prizmi", Tiranë 2005, 346.
[68] Po aty.
[69] Po aty, 346-347.
[70] Po aty, 347.
[71] M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, "Prizmi", Tiranë 2005, 39.
- Publikuar më .