Mesazhi i ngushëllimit të Fethullah Gylen për ndarjen nga jeta të Sulejman Demirel
Lus Allahun (xh.sh.) që t’i falë nga mëshira e Tij z. Sulejman Demirel, Presidentit të nëntë të Republikës së Turqisë, i cili, me përvojën e tij gjysmëshekullore, i ka dhënë ngjyrë jetës sonë politike, duke folur të njëjtën gjuhë me popullin e ti; që ka ditur të përçojë maturi edhe atëherë kur, në kohë të vështira, kanë dashur ta viktimizojnë; i cili, duke qenë një burrë shteti me një inteligjencë elastike, që me mirësjelljen e tij ka arritur të fitojë pëlqimin edhe të njerëzve me pikëpamje të ndryshme politike; i cili, me detyrat e ndryshme që ka marrë në instanca të ndryshme të shtetit, i ka kryer kaq e kaq shërbime vendit të tij; një njeri që është krenuar përherë me shkollat turke hapur në të katër anët e botës, madje që u ka dërguar drejtuesve të atyre vendeve letra vendeve, për t’u kërkuar mbështetjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia më të ngrohta vëllezërve dhe familjarëve të tij, z. Shevket Demirel dhe z. Ilhan Kesixhi, miqve dhe të afërmve dhe mbarë popullit tonë për këtë humbje.
M. Fethullah Gylen
- Publikuar më .