Mesazhi i Fethullah Gylenit për nënën dhe fëmijët që shtegtuan drejt ahiretit në lumin Meriç
E mora me një hidhërim tejet të thellë, duke qarë sikur të isha duke lotuar gjak lajmin e ndarjes nga jeta të vëllezërve tanë nga dy familje që po përpiqeshin që të linin vendin e tyre për të shpëtuar nga zullumi dhe padrejtësitë e përjetuara në vendin e tyre.
Gjuetia e shtrigave e pashoqe që po vijon edhe sot e kësaj dite në Turqi po vijon e atillë sa të mos u lejojë atyre as të drejtën e të jetuarit të jetës me dinjitet. Si rezutlat i shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilat janë vënë në pah vazhdimisht nga raportuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe nga organizma të tjerë të vëzhgimit të zbatueshmërisë së të drejtave të njeriut, sa e sa bij të atdheut tonë, të cilët nuk kanë vrarë as një milingonë gjatë jetës së tyre, po mbeten të detyruar për të braktisur atdheun e tyre, duke marrë parasysh çdo lloj rreziku.
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta vlerësojë me kujdes çështjen e Turqisë, e cila po i krenohet mbarë botës se u ka hapur portat dhe po mirëpret refugjatë nga vende të tjera, por po detyron shtetasit e saj që të braktisin vendin e vet, duke vënë në rrezik jetën dhe t’u tërheqin vërejtje drejtuesve të vendit që të rivendosin sundimin e ligjit në vend dhe t’i marrin në mbrojtje njerëzit e pafajshëm në bazë të të drejtave themelore të njeriut.
Allahu (xh.sh.) i nderoftë me shkallët më të mira të Xhenetit pjesëtarët e familjeve Abdurreyyzzak dhe Dogan, që humbën jetën në këtë tragjedi. T’i ndihmojë që të gjenden sa më parë ata që mungojnë dhe t’i falë shëndet vëllait tonë Fatih Jashar, i cili mbijetoi. T’ua qetësojë dhimbjet familjarëve dhe njerëzve të dashur që lanë pas, duke u dhënë durim dhe forcë të mendjes. E lus me shpirt që t’i shpëtojë një ççast e më parë të gjithë vendin tonë dhe njerëzit e pafajshëm që jetojnë atje prej padrejtësive dhe plagëve që po u shkaktohen.
- Publikuar më .