Mesazhi i Fethullah Gylenit për fatkeqësinë e tërmetit në Turqi
Me shumë dhimbje mësova se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja, në pritje të shpëtimit, si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash i shkallës 7.7 që ka prekur edhe qytetet tona të Hatajit, Adanasë, Gaziantepit, Mallatias, Kilisit, Adijamanit, Dijarbakërit, Shanllëurfas dhe Osmanijes, si dhe disa zona të Sirisë.
U shpreh ngushëllimet e mia, në krye të gjithë të afërmve të të gjithë atyre që kanë humbur jetën, dhe mbarë popullit tonë.
Fatkeqësitë natyrore na kujtojnë ne që krahas marrjes së çdo mase për sa i përket rrethit të shkakësive e ligjeve të natyrës, të bashkohemi shpirtërisht me të tjerët dhe të solidarizohemi, të dimë t'i zgjatim dorën e ndihmës njerëzve në nevojë dhe të hapim duart e t'i lutemi Zotit që ta ruajë vendin tonë dhe mbarë njerëzimin nga çdo lloj fatkeqësie natyrore.
Unë kam besim se populli ynë do t'i dalë në përkrahje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë që kanë mbetur në mes të rrugës, pa shtëpi, në këtë dimër të ftohtë, me shpirtin e veçantë të solidaritetit.
I lutem Zotit me përgjërim, që t'u falë mëshirë dhe falje të gjithë atyre që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj ngjarjeje të dhimbshme, durim dhe forcë kujtdo që ka humbur të afërmit e tyre, shërim sa më të shpejtë të gjithë bashkëatdhetarëve tanë që kanë mbetur të lënduar dhe ata që presin shpëtimin nën rrënoja të dalin shëndoshë e mirë.
Fethullah Gylen
- Publikuar më .