Mesazh ngushëllimi dhe dënimi për sulmin terrorist në Stamboll

Më poshtë po japim të plotë mesazhin e ngushëllimit dhe të dënimit për sulmin terrorist që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vigjilje të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll

Unë e dënoj me gjithë shpirt këtë sulm terrorist që ka ndodhur mbrëmë, në vigjilje të Vitit të Ri, në një klub nate në Stamboll, i cili i kushtoi jetën mbi tridhjetë njerëzve të pafajshëm dhe ku u plagosën me dhjetëra të tjerë.

Unë lus Zotin që t’u falë mëshirë të gjithë atyre njerëzve që humbën jetën në një kohë kur pritej që të gëzonin, të ishin të mbushur me shpresë dhe me dëshirë për të ndryshuar jetët e tyre për më mirë. U shpreh gjithashtu ngushëllimet e mia familjarëve dhe të afërmve të tyre, si dhe mbarë popullit turk dhe popujve të tjerë, qytetarët e të cilëve mund të kenë humbur jetën në atë akt çnjerëzor. Poende i lutem Zotit që t’u falë shërim sa më të shpejtë atyre që kanë dalë të plagosur prej këtij sulmi.

Unë dua ta shpreh edhe njëherë dënimin tim për çdo lloj forme terrorizmi, pavarësisht cili mund të jetë qëllimi që ata që e kryejnë aktin pandehin se janë duke i shërbyer. Unë u kërkoj autoriteteve turke, së bashku me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, që t’i zbulojnë sa më shpejt fajtorët dhe t’i çojnë ata para drejtësisë.

Ky akt terrorist mbylli një vit jashtëzakonisht tragjik për Turqinë dhe popullin turk. Lus Zotin që në këtë vit t’u sjellë atyre më tepër mirëqenie dhe paqe në vend të luftës dhe mosmarrëveshjeve. 

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.