Gjermania, deklaratë për lëvizjen "Hizmet"

Shefi i shërbimit informativ të brendshëm i Gjermanisë, Maassen-i, është shprehur se janë tejet të shqetësuar prej përpjekjeve të Turqisë për operacione me qëllim mbledhjen e informacionit brenda Gjermanisë. "Ne nuk mund të pranojmë asnjë operacion të ndërmarrë me qëllime informative prej një vendi tjetër, që bie ndesh me interesat e Gjermanisë..

Kryetari i Organizatës për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e cila është një prej institucioneve kryesore të shërbimit të brendshëm informativ, Hans Georg Maassen-i i ka bërë këto deklarata të forta gjatë një takimi që ka pasur me anëtarë të Shoqërisë së Gazetarëve të Huaj në Berlin.

Gjatë interpretimit dhe vlerësimit që ai i ka bërë përpjekjeve të njësive turke të shërbimit informativ, ai është shprehur se nëpërmjet këtyre "veprimtarive informative", Turqia po përpiqet të krijojë zona influence përmes turqve që jetojnë në Gjermani, ai u ndal në këto pika:

"Nga njëra anë ne ndihemi shumë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Turqi. Nga ana tjetër jemi poashtu shumë të shqetësuar nga veprimtaria e Turqisë në formën e operacioneve informative për të krijuar influencë përmes pakicave turke dhe qytetarëve gjermanë me origjinë turke. Ne nuk do ta pranojmë kurrsesi vijimin e operacioneve në cilësinë e mbledhjes së të dhënave informative në vendin tonë që bien ndesh me interesat e Gjermanisë. Ne do të mbajmë qëndrimin tonë të prerë edhe nëse bëhet fjalë për Turqinë, e cila është aleati ynë në NATO," - është shprehur ai.

NUK KA ASGJË QË TË JETË I NEVOJSHËM SURVEJIMI

I pyetur nëse është e nevojshme marrja e masave për survejimin dhe kontrollimin e lëvizja së frymëzuar prej Fethullah Gylenit, të cilin qeveria turke e mban përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik, Maassen-i u shpreh në emër të Organizatës për Mbrojtjen e Kushtetutës se "lëvizja "Gylen" nuk është nën kontroll në Gjermani, sepse nuk kemi kurrfarë argumenti të mjaftueshëm që të nevojitet survejimi."

 

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.