Fethullah Gylen ka shprehur dje ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit terrorist të shëmtuar që ndodhi në aeroportin “Ataturk” në Stamboll
Ja cili ishte mesazhi i ngushëllimit të Gylenit, i cili thekson se terrori u kthye kësisoj në një gjendje rutinë të jetës sonë:
“Sa keq që u kthye në një rutinë të jetës në vendin tonë që ccdo mbrëmje të tronditemi nga një tjetër sulm, ccdo mëngjes të marrim një tjetër lajm të kobshëm dëshmorësh të rënë. Cc’është e vërteta, është shumë e vështirë ta ruash optimizmin në këtë klimë, kur terrorit i janë ccelur të gjitha portat, siguria dhe përfaqësuesit e saj janë flijuar për hir të pikëpamjeve politike dhe lufta me rrjetet e së keqes nuk përbën më rendin parësor të ditës.
Nuk na vjen asgjë ndorësh përveccse të lutemi. Le t’i hapim duart dhe le t’i lutemi Allahut me gjuhën e shpirtit tonë meqë gjendemi në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, muaji kur mëshira dhe falja hyjnore derdhet pa masë drejt nesh. T’i lutemi Zotit që ta ruajë vendin tonë prej fatkeqësish të këtij lloji, t’i shpërndajë të gjitha retë e zeza që janë grumbulluar mbi qiellin e vendit tonë, duke i falur durim dhe forcë për të qëndruar popullit tonë. Si dhe u faltë largpamësi atyre që drejtojnë.
I lutem Zotit për falje dhe mëshirë për të gjithë ata njerëz të pafajshëm, qofshin vendas, qofshin të huaj, që humbën jetën në këtë ndodhi të urryeshme; t’u falë durim të mirë të afërmve dhe familjarëve, si dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve.”
- Publikuar më .