Fareed Zakaria: Uashingtoni thotë autoritetet turke nuk kanë prova bindëse
Kryeministri i Turqisë, Binali Yëlldërëm gjatë një interviste me gazetarin e GPS, në CNN, Fareed Zakaria ka komentuar raportimet e fundit në lidhje më kontaktet e autoriteve turke me Michael Flynn, ish-Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Trump. Pyetjes nëse qeveria turke ishte në kontakte me z. Flynn për të mundësuar rrëmbimin e Gylen, Yëlldërëm i është shmangur një komenti të drejtëpërdrejtë duke thënë “Flynn nuk ka tagrin për t’u takuar me të”.
Gjatë intervistës Zakaria e pyeti z. Yëlldërëm dhe për akuzat e autoriteteve turke. Sipas tij, Uashingtoni thotë provat dhe faktet për çështjen Gylen nuk janë bindëse dhe nuk provojnë akuzat e autoriteteve turke. Por, kryeministri turk e krahasoi çështjen në fjalë më zhvillimet pas sulmeve të 11 shtatorit dhe tha se Turqia është një nga shtetet e para që ofroi ndihmën e saj për autoritetet amerikane. “Ngjarjet e 15 korrikut ishin një tentativë për grusht shteti. Diçka e ngjashme i ka ndodhur dhe SHBA-ve më 11 shtator. Dhe deklaratave të presidentit Bush, i cili deklaronte se “është sulmuar Amerika”, Turqia i është gjendur menjëherë në krah SHBA-ve duke dërguar forcat e saj në Afganistan. SHBA-të bënë përgjegjëse për sulmet El-Kaiden dhe në atë kohë askush nuk i pyeti SHBA-të nëse ka apo jo prova që 11 shtatori ishte vepër e El Kaide”, tha kryeministri turk.
Zakaria tha se ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Trump, Michael Flynn ka punuar dhe për interesat e qeverisë turke dhe e pyeti kryeministrin Yëlldërëm, nëse shpresonin që ai do të ekstradonte Gylenin në Turqi, sidomos pas publikimit të një shkrimi ku mbronte ekstradimin e Gylenit në Turqi. Yëlldërëm tha se autoritetet turke shpresonin që kjo do të ndodhte. “Shpresonim që kjo do të ndodhte. Por, me kalimin e kohës nuk kemi marrë ndonjë sinjal që ekstradimi i tij mund të ndodhte”, tha Yëlldërëm. Ndërsa pyetjes, nëse kishin marrë ndonjë garanci nga z. Flynn për ekstradimin e Gylenit, kryeministri Yëlldërëm e mohoi një gjë të tillë. “Ne këto çështje nuk i diskutojmë me z. Flynn, por me qeverinë amerikanë”, tha ai.
Por, ndërhyrjes së drejtuesit të emisionit, se Flynn në atë kohë mbante postin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Yëlldërëm tha se Flynn ishte larguar nga detyra dhe se “Ministria e Jashtme e Turqisë dhe Departamenti i Shtetit kanë patur kontakte të vazhdueshme për këtë çështje. Të dyja palët janë në kontakte të vazhdueshme për këtë çështje”, tha Yëlldrëm.
- Publikuar më .