• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Akuza e “organizatës terroriste” është mjet për të demonizuar çdo lloj opozite

Akuza e “organizatës terroriste” është mjet për të demonizuar çdo lloj opozite

LEVENT GÖK, PREJ PARTISË REPUBLIKANË POPULLORE: ORGANET E GJYQËSORIT JANË I VETMI VEND KU MUND TË GJENDET DREJTËSIA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Repubikane Popullore, Levent Gök, është shprehur: “Ndërhyrja e Presidentit të Republikës në politikën e brendshme dhe në sistemin e drejtësisë, në një kohë kur besimi ndaj drejtësisë në vend ka rënë në vlerat e 30 %, është treguesi më i qartë i mungesës tashmë të drejtësisë. Me artikulimet e tij, Presidenti është duke ndërhyrë mjaft rëndë, si në sistemin gjyqësor, ashtu edhe në atë shtetëror. Organet e drejtësisë janë vendi i vetëm ku duhet të vendoset drejtësia. Përpjekja për t’i marrë nën kontroll, si qeverinë, ashtu edhe drejtësinë, me një lëvizje vertikale nga lart poshtë, është një situatë e hasur tashmë vetëm në regjimet diktatoriale. E drejta dhe drejtësia është ajo që na duhet të gjithëve. Nëse tronditet besimi te drejtësia, atëherë vendin e kaplon kaosi. Me sa duket, Presidenti nuk është ende i vetëdijshëm qëështë ai shkaktari kryesor i kaosit në vend. Pasojat negative të ndërhyrjes së Presidentit të Republikës në punët e sistemit gjyqësor do t’i shohim më mirë edhe në ditët në vijim.

MAHMUT TANALL, DEPUTET I PRP-SË NË STAMBOLL: KJO ËSHTË MË KEQ SE 28 SHKURTI

Deputeti i Partisë Republikane Popullore në Stamboll, Mahmut Tanall u shpreh: Ato që po përjetohen sot janë ku e ku më keq se ngjarjet e 28 shkurtit. As atëherë nuk qenë marrë vendime të këtilla. Shpallja si “organizata terroriste” të çdo grupimi që qëndron në opozitë me qeverinë nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, nëse do të kemi parasysh seriozitetin e kësaj çështjeje. Qëllimi i kësaj është parandalimi me çdo kusht i shpalljes të pafajshëm të atyre që gjenden tashmë nëpër burgje me akuzën e pjesëmarrjes në organizata terroriste. Gjykatat pyesin Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëse rezultojnë si të tillë në listat e përgatitura prej kësaj ministrie, atëherë dënohen si terroristë. Me pak fjalë, personat do të lirohen prej çështjes për të cilën janë ndjekur dhe do të dënohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste. Patjetër, nëse Këshilli i Ministrave merr një vendim të këtillë, kjo mund tëçohet si çështje në Gjykatën Administrative. Thonë dhjetë herë në ditë se Partia e Bashkimit Demokratik është organizatë terroriste. Po pse nuk e shpallin si organizatë terroriste edhe në Këshillin e Ministrave, duke marrë më parë vendim këshillues në Këshillin Kombëtar të Sigurisë? Pse nuk e bëjnë edhe këtë, meqë pretendojnë se janë duke vepruar brenda parimeve të drejtësisë?

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË, HIKMET SAMI TYRK: KËTË VENDIM MUND TA JAPË VETËM GJYKATA

Ish-ministri i drejtësisë, Hikmet Sami Tyrk, ka reaguar menjëherë kundër vendimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë për shpalljen si “organizatë terroriste” të Lëvizjes “Hizmet”. “Se kush është terrorist, këtë mund ta tregojë vetëm vendimi i gjykatës,” – u shpreh ai.

Pasi tha se të pretendosh diçka të këtillë do të thotë të kapërcesh kufijtë e së arsyeshmes, ai shtoi se “nuk është diçka e pamundur që nesër të pretendohet se gjysma e shtatëdhjetë e shtatë milionë banorëve të shpallet si terroriste.”

Tyrk, ndër të tjera, pohoi: “Në Kushtetutë gjendet një kriter shumë i rëndësishëm, siçështë ai i parimit të prezumimit të pafajësisë. Ndaj do qenë tejet i kujdesshëm në pretendime të këtilla. Dhe këtu bëhet fjalë për një fakt që ngjall dyshime të forta. Dikush nga përtej oqeanit Atlantik po drejtuaka një organizatë të armatosur në Turqi. Të hedhësh një akuzë të tillë do të thotë të kesh kapërcyer paksa kufijtë e së arsyeshmes.”

SAMI SELÇUK, ISH-KRYETARI I GJYKATËS SË LARTË: EDHE KËSHILLIMI ËSHTË I NDALUAR

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Sami Selçuk: Organi i vetëm dhe kryesor që mund të japë vendime mbi krimet e organizuara apo organizatat terroriste është gjykata. Përveç saj, organet e tjera, ligjvënëse, si Kuvendi, apo ekzekutive, si qeveria apo Këshilli Kombëtar i Sigurisë apo drejtuesit e tyre, nuk mund të japin kurrsesi vendime të tilla. Është tejet trishtues dhe të bën të mendosh me shqetësim fakti që ky vendim është marrë prej një këshilli anëtar i të cilit është edhe ministri i drejtësisë. Kjo bie kryekëput ndesh me pikën e dytë të nenit 138 të Kushtetutës. Sepse, në bazë të Kushtetutës, jo vetëm qëështë i pamundur një vendim i këtillë, por edhe këshillimi është i ndaluar. Një gjykatë mban një proces të paanshëm gjyqësor dhe, në fund, jep një përfundim. E këtë e bën vetëm duke thënë se këtë po e përfshij në një organizatë terroriste duke u bazuar në aksh ligj. Ndërsa kur i paraqitet Gjykatës së Lartë, ajo e shqyrton atë nga pikëpamja ligjore dhe jep një vendim. Pra përsa i përket anës ligjore të vendimeve me përmbajtje penale, kjo është diçka që i përket, nga fillimi në fund, vetëm Gjykatës së Lartë.

PROF. DR. ERSIN KALLAJXHËOGLLU, PROFESOR I UNIVERSITETIT “SABANXHË”: QËLLIMI I KËSAJ ËSHTË DEMONIZIMI I ÇDO LLOJ OPOZITE

Prof. dr. Ersin Kallajxhëogllu, profesor pranë Universitetit “Sabanxhë”, u shpreh: “Këshilli Kombëtar i Sigurisëështë një këshill ekzekutiv, jo gjyqësor. Miëpo, nëse gjyqësori do fillojë të marrë për bazëkëto vendime, atëherë mund të kemi të bëjmë me pasoja tejet të rënda. Kjo çështje do tëçohet po ashtu në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nga ku do të dalë me një vendim kundër Turqisë dhe imazhi i Turqisë si një vend ku shkelen rëndë të drejtat e njeriut do të prishet edhe më. Kjo është një përpjekje për të zbuluar krime të reja për të zhdukur çdo lloj fryme opozitare dhe ky është rezultat i drejtëpërdrejtë i rënies së demokracisë. Sepse kur këto të jenë përfshirë brenda kornizës së organizatës terroriste, atëherë kjo do të bëhet shkak që njerëzit e akuzuar për veprimtari terroriste të ndiqen menjëherë nën arrest, pa iu njohur më parë e drejta e ndjekjes në liri tëçështjes. Kësisoj, po hidhet akuza e terrorit mbi këdo që këtyre nuk u pëlqen. Ky është një veprim kryekëput autokratik.

OMER FARUK GERGERLIOGLLU, ISH-KRYETARI I “MAZLUMDER”: PO KËRKOHET NJË VESHJE LIGJORE PËR TRYSNINË

Ish-kryetari i “Mazlumder”-it, Omer Farkuk Gergerliogllu: Po del fare qartë se po kërkohet që mbi njerëzit (do) të ushtrohet trysni sipas qejfit. Dhe, nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Sigurisë, po kërkohet një veshje ligjore për tërë këtë trysni të ushtruar. Përpjekja për t’i cilësuar dhe etiketuar përfaqësues të lartë të shoqërisë civile apo institucione të caktuarasi terroristë po i çel udhë një fushate të gjerë viktimizimesh. Ndërkohë që nuk është gjetur dot as edhe një armë e vetme, cilësimi i një grupimi të caktuar si “organizatë terroriste” dhe t’i rëndosh pjesëtarët e saj me akuza të kësaj natyre. Besimtarët e këtij vendi kanë vuajtur shumë prej kësaj mendësie obliguese të shtetit. Veçanërisht në 28 shkurt, ndaj bashkësive të ndryshme fetare u zbatuan praktika nga më tëçuditshme, të gjitha të bazuara në parapëlqime. Ata që ishin viktima asokohe janë duke viktimizuar sot një tjetër bashkësi, të cilën e konsideron si kundërshtaren e saj më të thekur. Kjo është njëçështje për të ardhur keq përsa i përket të drejtave themelore të njeriut.

MEHMET METE GOKTYRK, ISH-PROKUROR I GJYKATËS PËR SIGURINË E SHTETIT: KJO KA PËR TË PASUR PASOJA TË RËNDA POLITIKE

Ish-prokurori i Gjykatës për Sigurinë e Shtetit, Mehmet Mete Goktyrk: Dikur ishin nenet famëkeqe 141 dhe 142. U kërkonim vendeve të tjera që të ekstradonim komunistët e dënuar në vendin tonë. Asnjëri nuk i kthente. Të gjitha ktheheshin mbrapsht me arsyetimin: “Kërkesa juaj nuk mund të pranohet sepse liria e mendimit nuk përbën veprimtari kriminale.” Në Turqi ata pranoheshin si kriminelë të mëdhenj, për shkrimet apo artikujt që kishin shkruar në vend. Po kështu, dhënia e vazhdueshme e vendimeve që bien ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare janë duke e përkeqësuar ndjeshëm imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare, duke shkaktuar distancimin e ndjeshëm të saj prej pjesës tjetër të botës. Sjelljet lidhur me çështjen e lirisë së shtypit po ndiqen me shqetësim të madh prej shtypit të huaj. E kështu ka për të qenë edhe në të ardhmen. Qeveria do të humbasë shumë gjak me këto veprime. Dhe gabime të këtilla fillojnë t’i japin shenjat vetëm vite më pas. Njësoj si 28 shkurti. Të gjitha veprimtaritë dhe zbatimet jolegjitime e tregojnë peshën e tyre me kalimin e kohës. Nëse ky proces vion më tej dhe realizohet, atëherë do të jenë shkelur të drejtat e njeriut dhe çështja do të arrijë në një dimension ku pasojat politike do të jenë të pashmangshme.

NEVZAT KORKMAZ, ISH-DEPUTET I PARTISË LËVIZJA NACIONALISTE: KRYEKËPUT DIVERSION

Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Nacionaliste, Nevzat Korkmaz: Të gjithë e dinë që diçka e tillëështë e pamundur. Bëhet fjalë për një përpjekje të hapur dhe me vetëdije të Erdoganit për të bërë diversion. Kjo do të thotë të mbash vazhdimisht në rend të ditës akuzat e strukturave paralele për të mbuluar të tjera gjëra duke ngritur një sistem të ri propangandimi për t’i larguar prej diskutimit padrejtësitë e veta. Mendësia që thotë se “paralelët janë njësoj si PKK-ja” duhet të japë menjëherë llogari atëherë përse është ulur me ta në tryeza bisedimesh në Oslo apo në Kandil. Kjo do të thotë kryekëput diversion.

REMZI ÇAJËR, ZV.KRYETAR I PËRGJITHSHËM I PARTISË SË BASHKIMIT TË MADH: KEMI TË BËJMË ME NJË SITUATË QË TË VRET NDËRGJEGJEN

Vendimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ashtu siç i kemi vlerësuar si të gabuara në 28 shkurt, edhe sot të atilla janë. Atëherë ishte një libër i kuq, ku gjendeshin të regjistruara grupet e përcaktuara si të rrezikshme prej Këshillit Kombëtar të Sigurisë, rrymat e rrezikshme dhe grupet armiqësore. Libri i kuq ishte një libër që i fyente tërësej të gjithë myslimanët. Edhe sot, duke e vështirësuar me sa të mund, Këshilli Kombëtar i Sigurisë është duke shpallur si organizatë terroriste një bashkësi, një grupim, që nuk ka pasur kurrë armë në dorë dhe që nuk ka kurrfarë lidhjeje me armët. Dhe kjo është tejet e dhimbshme. Si mund të ketë grupime terroriste që nuk përdorin armë? Unë mendoj se ky vendim është një sforcim i radhës. Ashtu siç e kemi pohuar edhe në 28 shkurt se vendimet e dhëna ishin qesharake, edhe sot atë duhet të themi. Një vendim i gabuar. Nuk do thelluar në gabim. Shpresoj që ky vendim të kthehet mbrapsht sa pa qenë vonë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.