Çfarë ishte ajo që shkoi keq në Turqi?
Një vit pas tentativës misterioze për grusht shteti në Turqi, në 15 korrik, situata në Turqi është bërë më e qartë. Fatkeqësisht,, ajo është bërë shumë shumë më e errët. Në orët më stë vona të natës, atëherë kur gjithçka ishte e amullt, deklarata e Presidentit Erdogan menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Stambollit, duke thënë: “Kjo që po ndodh është një dhuratë nga Zoti, pasi kjo na bëri të mundur që të mund të ndërhyjmë t’i pastrojmë edhe radhët e ushtrisë.” Një deklaratë kjo sa enigmatike, aq edhe parashikuese për ato që do të ndodhnin më pas. Në orët në vijim, ai kërkoi që ta qartësonte situatën duke u bërë të ditur se pas tentativës për të rrëzuar qeverinë fshihej një lëvizje e shoqërisë civile e njohur për qëndrueshmërinë e saj në qëndrime pacifiste. Tanimë po shpallej se ajo ishte një organizatë terroriste. Në ato çaste, Erdogani pati fituar empatinë, e jo vetëm kombit të tij, por të të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Askush nuk do të donte të përballej me një grusht shteti të suksesshëm dhe një demokraci të rrëzuar – veçanërisht kur bëhet fjalë për një demokraci që përfaqëson shpresat për një Lindje të Mesme më të madhe dhe për mbarë botën islame.
Cilatdo të kenë qenë rrethanat e përpjekjes për grusht shteti, këmbëngulja e presidentit për të pasur të gatshme rrënjët e një lëvizjeje të errët, të cilës të mund t’i atribuoheshin të gjitha fajet e nevojshme. Në ditët që vijuan u duk më se qartë, se çfarëdolloj informacioni paraprak që të ketë pasur Presidenti Erdogan, ai dukej i përgatitur mjaft mirë me një listë të stërgjatë të gatshme të personave dhe të institucioneve që ai këmbëngulte se duheshin “pastruar”.
Edhe pse akuza e tij drejtuar një rrjeti të shoqërisë civile religjioze, të cilën ishte e vështirë ta lidhje me akuzën, zor të ishte e besueshme, kufijtë e valës së spastrimeve ishin të papërcaktuar dhe u zgjeruan pa kurrfarë kriteri. Thuajse gjysma e oficerëve të forcave të armatosura të ushtrisë turke, gjeneralë dhe admiralë, u liruan nga detyra, së bashku me një të tretën e njerëzve që ishin pjesë e sistemit gjyqësor, me dhjetëramijëra akademikë, përfshi këtu dekanë dhe presidentë të universiteteve. Shkalla e lirimeve nga detyra, ndalimet nga forcat e rendit dhe arrestimet gjatë dhjetë ditëve të para fill pas tentativës për grusht shteti, ishin të frikshme. Regjimi e shfaqi haptazi se nuk kishte nevojë për kurrfarë pretence apo hetimi; ata bënë të ditur fajin, i cili ishte legjitim qoftë edhe me indicien më të vogël të një lidhjeje çfarëdo me “terroristët”, të cilët u shndërruan në mënyrë metodike në “armiqtë që i njohim fare mirë”.
Vala e spastrimeve filloi që me neutralizimin e përpjekjes për grusht shteti, me presidentin që u bënte thirrje masave që të dilnin nëpër rrugë, për ta bllokuar rrëzimin e shtetit. Përgjigja u dha menjëherë në trajtën e një gjuetie shtrigash, me fqinj, kolegë dhe pjesëtarë familjeje që u sensibilizuan për të dorëzuar fajtorët, sado legjitim apo i pranueshëm të ishte preteksti i dhënë. Të gjithë të akuzuarit qenë njëherazi fajtorë, edhe pse ajo çka kishin bërë nuk ishte asgjë më shumë se sa mbështetja e së ashtuquajturës FETO, një term pezhorativ ky i përdorur rëndom për të kategorizuar ndjekësit e një kleriku turk që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse shumë nga ata që u spastruan nga radhët e ushtrisë, gjyqësorit, apo sistemit arsimor dhe medias, ishte e ditur se më shumë se sa kësaj lëvizjeje u përkisnin radhëve të kemalistëve dhe shekullaristëve, të cilët nuk kishin as më të voglën afri religjioze të ndonjë lloji me këtë lëvizje. Në muajt që pasuan rrjeta u zgjerua edhe më tej, për t’u përhapur edhe drejt radhëve të aktivistëve kurdë, apo të çdo lloji aktivizmi që përmbante nuancat e një qëndrimi opozitar. Faji kërkonte që të ishe njëfarësoj i lidhur me “organizuesit e grushtit të shtetit – FETO-n”, pa pasur nevojë për kurrfarë prove apo shpjegimi. Aty drejt fundit të vitit, kur komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar ngjarjet e 15 korrikut do t’i lante duart me çështjet duke lënë shumë çështjet pa dhënë kurrfarë përgjigjeje, kontradiktat ishin aq të shumta në numër dhe zyrtarët nuk mund të të thoshin asgjë të qartë rreth kësaj ndodhie kaq serioze në numra.
Pas një viti, numrat e të spastruarve janë të frikshme – dhe rriten nga java në javë: mbi 124.000 njerëz janë liruar nga detyra, nga të cilët, më shumë se 84.000 gjenden të ndaluar nga policia, 60.000 janë të arrestuar formalisht. Numri i akademikëve të larguar nga detyra arrin aty rreth 7.000 të tillëve, të cilëve iu janë bashkuar mbi 4.300 gjyqtarë dhe prokurorë. Pothuajse të gjitha organet e shtypit të pavarura në vend, të cilat i kalojnë shifrat e 195 të tillave dhe mbi 200 gazetarë gjenden ende sot e kësaj dite pas hekurave. Më shumë se 2.100 shkolla, universitete, kopshte dhe konvikte të lidhura me kolegje të caktuara, janë të mbyllura. Ndërkohë, në dorën e sekuestrimit shtetëror kanë kaluar afro 550 biznese dhe dhjetëra miliardë dollarë në trajtën e aseteve.
Vetëm pak ditë pas tentativës për grusht shteti, shkalla e valës së spastrimeve, përmes së cilës presidenti Erdogan do të hidhte në jetë “dhuratën e mirë” që atij i kishte ardhur “nga Zoti”, qe më se e kuptueshme kur ai vendosi të deklaronte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke pezulluar në këtë mënyrë çdo lloj vendimmarrjeje qeverisëse nga ana e parlamentit. Shumë shpejt, gjithçka qe më se e kuptueshme, se ai nuk se qe edhe aq i përqendruar te çështja e sigurisë kombëtare, se sa te konsolidimi i pushtetit personal të tij. Ndaj, njësia matëse përmes së cilës ne të mund të shohim se sa larg ka shkuar Turqia është 21 tetori, kur u botua Rule of Laë Index 2016 nga Projekti për Drejtëis në Botë (ËJP), raport në të cilin Turqia kishte bërë një rënie të lirë drejt pozicionit të 108 nga 113 shtete të anketuara në terma të kufizimeve të pushtetit të qeverisë dhe të zbatimit të të drejtave themelore.
Në nëntor e gjithë shpresa për një rikthim të shpejtë drejt demokracisë humbi krejtësisht. Në 4 nëntor, nëntë parlamentarë turq, anëtarë të partisë së tretë më të madhe në Turqi, Partia Demokratike Popullore pro-Turke (HDP), u arrestuan, në mëngjes, si fillim i një vargu të ri spastrimesh kundër organizatave kurde nga pikëpamja etnike. E drejta për të hyrë nëpër kanalet e medias sociale – Tëitter, Facebook, YouTube, Ëhatsapp – u ishte hequr të gjithëve, duke e bllokuar çdo lloj aksesi në to, ndërsa në Juglindje të vendit qe hequr fare çdo lloj mënyre për të hyrë në internet.
Në 8 nëntor, Presidenti Erdogan dhe partia e tij, që kishte filluar ta shfaqte sa vjen e më shumë karakterin e saj autoritar dhe islamist, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) hartoi një akt-padi ndaj Kemal Kilicdaroglu, që është lideri i partisë së dytë më të madhe në vend, Partia Popullore Republikane, e njohur për karakterin shekullarist të saj, si dhe të disa prej përfaqësuesve të saj kryesorë në parlament. Ata akuzoheshin se kishin artikuluar fyerje shumë të rënda kundër Presidentit të Republikës. Në një prej deklaratave të një dite më parë, që pati bërë të domosdoshëm një reagim nga ana e Partisë Popullore Republikane, thuhej: “Tanimë Turqia po kalon përmes një grushti shteti të errët dhe autoritar, i cili po inskenohet nga vetë pallati presidencial.” Kjo ankesë e bërë publike nga kjo parti e qendrës së majtë vinte menjëherë pas një mbledhjeje emergjente të partisë, në përgjigje të arrestimeve ndaj deputetëve pro-kurdë dhe të ndalimit të kryeredaktorit dhe tetë gazetarëve nga radhët e së përditshmes Cumhuriyet – “Republika” (një e përditshme në afinitet me këtë parti). Në deklaratën e tyre, ndër të tjera, thuhej: “Situata politike aktuale na ka vënë përballë një rreziku serioz përsa u përket lirive të popullit dhe së ardhmes të vendit tonë.”
Në po të njëjtën ditë, ministri për punët e jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, u shpreh rreth valës së spastrimeve me fjalët: “Këto janë po të njëjtat metoda me ato që janë përdorur njëherë në Gjermaninë naziste. Ky është një evoluim shumë shumë i keq i Turqisë, përsa u përket aspiratave të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, në të cilin, kësisoj, është e pamundur që të pranohet.”
Edhe përpara këtyre ngjarjeve, në 1 nëntor, grupi i punës që përgatit editorialet e the Neë York Times, botoi një editorial që merrej vetëm me zhvillimet më të fundit dhe me situatën e krijuar në Turqi, ku theksonin se, “Shtetet e Bashkuara dhe Europa ndihen tejmase të shqetësuara nga ajo që po shohin, se si z. Erdogan ka devijuar krejtësisht nga kursi i tij i mëparshëm drejt vlerave demokratike kur u zgjodh në krye të qeverisë turke në fillim, në vitin 2003, kur premtonte se do të ndërtonte një të ashtuquajtur demokraci myslimane.” Situata nuk ishte aspak ambige në faqen e parë të një prej gazetave kryesore të shtypit botëror:
“Ajo që është shkurajuese në marshimin e Erdoganit drejt autoritarizmit është fakti se sa normalisht është duke u zhvilluar një proces i tillë: një grusht shteti që shndërrohet në pretekst për të ndërmarrë një valë spastrimesh të jashtëzakonshme kundër të gjithë armiqve realë ose imagjinarë; pretendimet e të qenit ai njeriu i vetëm dhe i fortë që mund t’i bëjë ballë gjithë dinakërisë së të gjithë armiqve të jashtëm; revokimi i situatave të së shkuarës për të ndërtuar paralele me të tashmen; heqja e të drejtës së fjalës ndaj medias. Bota i ka parë këto skena edhe më herët. Bëhet fjalë për një cikël të provuar dhe real; pyetja që mbetet është vetëm se si t’i bëhet ballë.”
Njëkohësisht, ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth, u shpreh se vendi i tyre do t’i pranonte me kënaqësi kërkesat për azil që do të vinin prej shtetasve turq që do të largoheshin nga vendi i tyre. Ai shtoi se Gjermania është përherë e hapur për ata që persekutohen politikisht për shkak të bindjeve dhe parimeve.”
Më në fund, në numrin e saj të 12 nëntorit, revista The Economist publikoi një artikull me titullin “Ndërkohë që ti ndiqje Trump... Turqia i futi në burg të gjithë disidentët: Presidenti Erdogan vijon me spastrimet” Artikulli përmbyllej me fjalinë, “demokracia turke është shtruar në urgjencë, ndërsa maskën e oksigjenit e mban në dorë z. Erdogan.”
Ajo që po ndodhte në Turqi nuk u shpëtoi nga duart as qeverive simotra të Turqisë. Edhe pse tentativa për grusht shteti ishte fashitur thuajse tërësisht, shumë agjensi ndërkombëtare të inteligjencës lëshuan raporte, të cilat e vinin theksin në ndërhyrjen e autoriteteve turke për ta marrë nën kontrollin e tyre grushtin e shtetit, asisoj që të përfitonin sa më shumë prej tij, për të konsoliduar autoritetin e presidentit.
Kjo nuk se do të ishte diçka krejtësisht e papritur. Erdogani kishte disa vjet që kish nisur të vepronte duke ndërmarrë masa të ashpra të një stili autoritar. Dekadenca filloi me protestat e mesit të 2013 në Gezi Park dhe me zbulimin e aferave korruptive serioze kundër Erdoganit, familjes dhe qeverisë së tij në dhjetor 2013.
Në gusht 2014, Erdogani kishte filluar të kryente një tranzicion nga posti i kryeministrit, i cili ka një autoritet substancial formal drejt zyrës së presidentit, ku autoriteti i tij formal i mëhershëm tanimë kufizohej në një pushtet simbolik. Si parapërgatitje ai bëri të ditur se kishte si qëllim që ta ftonte popullin në një referendum, ku do ta pyeste popullin e tij, për t’i dhënë ose jo presidentit një autoritet më ekzekutiv. Për t’ia arritur kësaj, AKP do t’i duhej të arrinte një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në qershor 2015.
Pavarësisht autoritarizmit të tij në rritje, shumë vëzhgues, si nga brenda, edhe nga jashtë Turqisë, ishin shpresëplotë se zhvillimet e mbrame demokratike, së bashku me zgjedhjet, do t’i kapërcenin me sukses turbulencat e krijuara nga ambiciet e një njeriu të vetëm, duke bërë kësodore që demokracia të shëronte vetveten. Fatkeqësisht për Erdoganin, por që kjo më pas u shndërrua në një fatkeqësi për vetë Turqinë, rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit nxorën një AKP që kishte humbur shumë pikë në mbështetjen popullore, duke bërë që vota e saj në rang vendi të zbriste në shifrat 40%, pikërisht në një kohë kur partia pro-kurde arriti të kalonte me sukses kufirin elektoral të 10 % të votave, çka i jepte automatikisht për të pasur të drejtën e një numri jo të vogël vendesh në parlament.
Tensioni ndërmjet qeverisë dhe minoritetit kurd ishte shumë i lartë. Në 5 qershor, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, në një prej mitingëve elektoralë të partisë pro-kurde në qytetin e Dijarbakërit plasin dy bomba njëherësh, shpërthime ku humbën jetën katër njerëz dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. Autorësinë e tyre nuk e mori askush përsipër, veçse të dyshuar kryesorë mbetën Partia e Punës e Kurdistanit (PKK) dhe ISIS-i. Të nesërmen një i ri kurd, i quajtur Orhan Gonder, u arrestua nga forcat e rendit. Ai ishte nga qyteti i Adijamanit, më pak se 200 km në veri të kryeqytetit të ISIS-it, Rakka. Siç u vërejt në raportet e mëtejshme, si shumë të tjerë në Adijaman edhe ai kish qenë i rekrutuar nga radhët e ISIS-it dhe, pasi kishte kaluar disa muaj me organizatën terroiste në Siri, ai ishte kthyer për të sulmuar pikërisht një miting të partisë pro-kurde, Partia e Popujve për Demokraci. Këtij provokimi të ndodhur në qytetin e Dijarbakërit Erdogani iu përgjigj duke ndërmarrë një valë sulmesh kundër PKK, pikërisht ashtu siç shpresonte dhe kishte pritur edhe ISIS që të ndodhte. Kjo shfaqje e së tërës sikur bëhej fjalë për një betejë të përdorimit të dhunës haptas ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ishte shenja më e qartë se problemet që priteshin të shfaqeshin në horizont nuk ishin shumë larg.
Kur u pa se nuk do të mund të ndërtohej një qeveri e koalicionit – ky dështim ishte diçka që kërkohej edhe nga presidenti Erdogan – u shpall menjëherë se zgjedhjet e radhës do të mbaheshin në 1 nëntor 2015. Këto zgjedhje u shoqëruan me parregullsi të mëdha dhe me një kanosje të tmerrshme ndaj çdo lirie të fjalës së lirë dhe të shtypit. Megjithatë rezultatet edhe pse e nxirrnin fituese Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Erdogan, ato ishin shumë të përziera dhe jo përpikërisht ashtu siç ata do të kishin dashur që të dilnin. Nga njëra anë kjo parti arriti edhe njëherë në shifrat e saj të 50% të votës popullore, shifër që dikur e pati mbajtur në majat më të larta të pushtetit. Nga ana tjetër ishte Partia e Popujve për Demokraci pro-kurde, të cilën qeveria e pati mbajtur si fajtoren kryesore të trazirave që kishin ngjarë mes dy zgjedhjeve, e cila ia doli që të qëndronte sërish mbi kufirin e 10 % të votës popullore, duke i siguruar sërish numrin e konsiderueshëm të përfaqësuesve në parlament. Kjo do të thoshte që rruga drejt një referendumi që do t’i ofronte Erdoganit mundësitë për ta kthyer në realitet dëshirën e tij për pushtet të mirëfilltë ekzekutiv të pozicionit të presidentit vijonte të ishte e bllokuar. Nuk qe aspak për t’u çuditur që gjysma e parë e vitit 2016 na dëshmoi një rrëshkitje të vazhdueshme drejt autoritarizmit, me një numër të madh organesh mediatike të mbyllura, siç vlejnë të përmenden e përditshmja “Zaman” dhe kanali televiziv “Samanyolu”, të cilat u morën nën kontrollin tërësor të qeverisë, ndërkohë që nëpër shumë shkolla dhe universitete u vendosën administratorë të falimentit, për të ushtruar një kontroll të pamundur më parë. Shumë prej këtyre institucioneve arsimore dhe mediatike dyshohej se ishin të lidhura me lëvizjen “Hizmet”, të frymëzuar prej Fethullah Gylenit, të cilin Erdogani e deklaronte si organizuesin kryesor të një puçi për të rrëzuar qeverinë turke të zgjedhur me votë, pavarësisht tentativës për grusht shteti, e cila rezultoi e dështuar. Deri më tani, gjithçka është më se e qartë, se demokracisë turke po i hiqej frymëmarrja, ndërkohë që Erdogani rendte drejt pushtetit të pakufizuar për veten. Mbyllja masive e të gjitha shkollave dhe bizneseve të lidhura me lëvizjen “Hizmet”, i suprizoi të gjithë ata që e vëzhgonin gjithçka nga jashtë, duke qenë se deri dje ata e kishin përshkruar Gylenin gjithnjë si një “ish-aleat” të Erdoganit dhe njëherazi një simpatizues të politikave të tij islamiste. Në të vërtetë, Gyleni nuk ka qenë kurrë pranë Erdoganit, madje gjithnjë i ka bërë rezistencë, duke e refuzuar, Islamiznin e Erdoganit dhe ka qëndruar përherë në mbrojtje të demokracisë, si një sistem më i përshtatshëm për vlerat islame.
Erdogani e dalloi se Hizmeti ishte organizmi më i madh dhe më i përhapur i shoqërisë civile turke, ndërsa autoriteti religjioz i Gylenit i pakrahasueshëm me atë të ndonjë lideri politik nëpër botë. Kësodore, nga njëra anë ishte i dëshpëruar prej faktit të mungesës së mbështetjes së plotë publike nga ana e Gylenit, ndërsa nga ana tjetër e njihte fare mirë damarin sufist të tij, orientimin apolitik, që binin ndesh me bindjet e tij fundamentaliste islamiste. Megjithatë, AKP e Erdoganit arriti të tërhiqte shumë prej njerëzve të zakonshëm konservatorë dhe turqve besimtarë që deri dje kishin qenë ndjekës të lëvizjes “Hizmet”. Dhe, përgjatë gjithë dekadës së parë në pushtet ajo pati arritur që të fitonte një mbështetje me bazë të gjerë edhe nga ata që ishin ithtarë të ideve të Fethullah Gylenit, të cilët e panë atë si qeverinë më shpresëdhënëse për një Turqi të qeverisur përmes reformash demokratike që respektojnë vlerat e besimit të shoqërisë.
Vala e tensioneve mes Hizmetit dhe AKP, e cila u çlirua më pas, në vitin 2013, me protestat e Gezi Parkut, nuk erdhi nga njerëz të rëndomtë, por nga intelektualë të mirëarsimuar, të cilët kishin shërbyer në universitetet e lidhura me Hizmetin, nga organizata të shoqërisë civile dhe nga organizma mediatikë të ndryshëm. Për dhjetë vite me radhë ata e patën promovuar gjithkund qeverinë e AKP, mirëpo dalëngadalë nisën të dallonin se ajo shfaqte disa mangësi në qëndrimin e saj për t’i pastruar radhët e çdo lloj sfere të pushtetit, çka binte ndesh me reformat demokratike që ata kishin projektuar deri më atëherë. Ndërkohë që nisën të reagojnë, tensioni ia la radhën përplasjeve të hapura.
Në fund të vitit 2013 Erdogani u godit nga një skandal prej dhjetëra miliarda dollarësh. Në 17 dhjetor, ndërkohë që kryeministri ishte duke kryer një vizitë shtetërore në Pakistan, 52 kolëgë dhe njerëz të lidhur me qeverinë u arrestuan nën akuzën e mbështetjes së biznesmenit iranian, Reza Zarrab, në transfertat e kryera me ar në këmbim të gazit natyror iranian, gjë që binte ndesh me sanksionet ndërkombëtare të vendosura. Katër ditë më vonë u kryen edhe katërmbëdhjetë arrestime të tjera, duke e çuar kësisoj në nëntëdhjetë e një numrin e të ndaluarve nga forcat e rendit. Kryeministri Erdogan, i cili ishte duke u marrë me reagimet e ashpra që kishin shkaktuar protestat e Gezi Parkut, tanimë akuzohej për shkelje dhe korrupsion, ndaj të cilave në mes medias, reagonin vetëm e përditshmja “Zaman” dhe televizioni “Samanyolu”. Këtyre ai iu përgjigj duke deklaruar se hetimet e aferave korruptive ishin një “puç civil i ndërmarrë nga radhët e gjyqësorit” dhe lësoi menjëherë një dekret qeveritar, në 7 janar, nga i cili u liruan nga detyra plot 350 oficerë policie. Ai nuk vonoi të akuzonte Fethullah Gylenin dhe shumë “komplotistë ndërkombëtarë” të tjerë, se nuk ishin vetëmse kukulla të një komploti të urryeshëm ndaj atdheut, pra Turqisë, si e si për të destabilizuar qeverinë e suksesshme të tij.
Akuzat ndoqën njëra-tjetrën, me ndihma armatimesh të dërguara ndaj xhihadistëve në Siri, si edhe për blerje të hidrokarbureve të tregtuara prej organizatës terroriste ISIS, mirëpo përgjigja e dhënë ndaj të gjithave ishte grushti i rëndë i lëshuar ndaj organeve të shtypit dhe të gjithë gazetarëve përgjegjës për zbardhjen e disa “sekreteve shtetërore”. Në vitin 2015, qe gazeta “Cumhuriyet” (Republika) që bëri një bujë të madhe në shtypin turk, me një varg reportazhesh se agjensia turke e inteligjencës “MIT” ishte e përfshirë në mbështetjen me armë të paramilitarëve xhihadistë në Siri.
Pra, edhe para se të merrte “dhuratën nga Zoti” që ndodhi me tentativën për grusht shteti në 15 korrik, Presidenti Erdogan nuk se pati ndonjë vështirësi shumë të madhe për të konsoliduar vazhdimisht pushtetin e tij. Aleatët e tij në Perëndim, edhe pse shumë të shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit, nuk se kishin shumë se çfarë të bënin, veçsë ta ndiqnin gjithçka në heshtje dhe të thoshin shumë pak gjëra. Ushtria turke, mbi të gjitha, ushtria e dytë më e madhe në aleancën e NATO – dhe kjo aleancë po përballej me një nga krizat më të mëdha të kohëve moderne, sepse po merrej njëherazi me luftën në Siri, por edhe me rritjen e ndikimit të ISIS në veri të Sirisë dhe të Irakut. Turqia, asokohe, shihej me syrin e barrierës më të fortë dhe më të rëndësishme përballë rrezikut të madh të grupeve terroriste.
Pa dyshim, nga konflikti jo vetëm u humbën mijëra jetë të pafajshme, por pesë milionë sirianë u detyruan që të braktisnin shtëpitë e tyre. Falë krediteve të saj, Turqia arriti që të akomodonte gati tre milionë syresh. Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre kërkuan rrugët për të përfituar azil në Evropë, kështu që Turqia u shndërrua në një pozicion kyç përsa i përket rregullimit të rrjedhës së azilkërkuesve drejt kontinentit.
Në të njëjtën kohë, Rusia, e cila i kishte thuajse të shkëputura të gjitha marrëdhëniet me Turqinë, pas rrëzimit të avionit rus Sukhoi Su-24M, nga avionët F-16 turq mbi kufirin sirian në 24 nëntor 2015, pati filluar të kërkonte rrugët e riafrimit me Turqinë. Në zgjim, fill pas tentativës për grusht shteti gjatë natës së 15 korrikut, Vladimir Putin i telefonoi Erdoganit, duke i shprehur solidaritetin dhe një miqësi me përfitime të ndërsjella për sa u përkitte ekuilibrave të rinj. Kthimi i shpinës i Turqisë ndaj Evropës dhe gjithë Perëndimit fare papritur, u shndërrua në një realitet që deri atë ditë nuk se e kishte menduar ndonjë njeri. Fakti se shumë prej gjeneralëve në radhët e forcave të armatosura turke që shërbenin në NATO u shndërruan menjëherë në viktima të spastrimeve të ndërmarra si ndëshkim i tentativës për të rrëzuar qeverinë, duke i tërhequr të gjithë gjeneralët turq pranë NATO, dhanë shenjat se nga dita në ditë Turqia mund të mendonte deri edhe tërheqjen e plotë nga aleanca në NATO.
Duke u nisur edhe nga masat paraprake që Perëndimi mund të kenë pasur parashikuar, aleatët perëndimorë të Turqisë heshtën dhe nuk u shfaqën shumë kritikë për sa u përkitte zhvillimeve më të fundit në Turqi – duke bërë çmos për ta ruajtur aleancën e tyre me Turqinë në NATO, për të parandaluar çdo lloj thyerjeje që do të sillte pasoja të paparashikuara dot më herët. Në nëntor, as kjo dinamikë nuk qe shumë e mjaftueshme për ta fashitur krejtësisht valën e shprehjes së shqetësimit të thellë për ato zhvillime. Shkalla dhe natyra e spastrimeve ishte e atillë, sa që zyrtarët evropianë nisën të ndërtonin paralele mes asaj që po ndodhte në Turqinë e vitit 2016 dhe të asaj që kishte ndodhur në Gjermaninë e tetëdhjetë viteve më parë.
Atëherë kur filloi lufta civile në Siri, në vitin 2011, dhe al-Kaeda në Irak u shndërruan nën një emërtim të vetëm, që ne sot e njohim si Shteti Islamik në Siri dhe Irak (ISIS), Erdogani vendosi që të bënte një sy qorr dhe një vesh shurdh ndaj mijëra luftëtarëve terroristë të huaj që filluan të dyndeshin drejt Sirisë përmes Turqisë, me besimin se mbështetja ndaj ISIS dhe ndaj paramilitarëve të tjerë të islamizmit radikal ishin një e keqe më e vogël, për aq kohë sa Bashar al-Asadi, miku i tij i kahershëm, refuzoi që t’i pranonte këshillat e Erdoganit për t’u tërhequr.
Nën një trysni shumë të fortë nga partnerët në NATO, Turqia bëri një kthesë në fillim të 2015, duke filluar që të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj ISIS. Mandej, në mesin e vitit 2016, Turqia ndryshoi kurs dhe u rreshtua sërish në të njëjtën anë me Rusinë, kundër paramilitarëve xhihadistë selefistë në Halepin lindor. Ky zhvillim gjatë gjysmës së dytë të vitit i nervozoi shumë njerëz në Turqi dhe ka gjasa që ky të ketë qenë edhe motivimi i vrasjes së ambasadorit rus në Ankara në 19 dhjetor, nga një oficer policie i ri në moshë, për të cilin, më vonë, u raportua se kishte pasur lidhje me AKP e Erdoganit, madje duke qenë shumë herë edhe në mes të trupave në mbrojtjen fizike të presidentit turk. Mungesa e kongruencës në të gjitha këto ngjarje mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet faktit se edhe kur presidenti Erdogan hoqi dorë nga mbështetja për ekstremistët islamistë në Siri, ai vazhdoi të përdorte një retorikë të një islamizmi radikal, për të ushqyer mbështetjen e brendshme kundër atyre që ai i akuzonte si organizatorët e përpjekjes për grusht shteti.
Ky atentat nuk qe sulmi i vetëm, sepse mjafton të kujtojmë edhe të gjitha ato sulme me armë dhe shpërthime me bomba që ndodhën më vonë, autorësia e të cilave u pranua me radhë nga ISIS dhe PKK. Këto sulme qenë më të shpeshta pas shkundjeve të forta që i qenë dhënë ushtrisë dhe forcave policore në vend. Ndikimi praktik i spastrimeve të kryera ka qenë se kapaciteti i saj i antiterrorit ishte shumë herë më i dobët, ndërkohë që Turqia përballej me sfida të mëdha, si nga rrjetet terroriste të kurdëve, ashtu edhe nga ato të grupimeve terroriste të islamizmit radikal.
Vetëm kjo mund të na e shpjegojë njëfarësoj, se si disa njerëz të armatosur hyjnë në një lokal nate të quajtur “Reina” dhe të vrasin me dhjetëra njerëz të pafajshëm që gjendeshin aty, madje edhe t’ia dalin të arratisen nga vendi i ngjarjes, pa u identifikuar nga forcat e rendit. Eficienca e frikshme e tyre do të thotë se për dhjetë minuta ata mundën të hynin, të vrisnin dhe të largoheshin dhe kjo tregon se bëhej fjalë për kriminelë që jo vetëm kishin mbështetje të organizuar, por edhe përvojë për t’u konfrontuar me çdo lloj mase sigurie.
Në këtë rast dhe përgjatë nëntë muajve në vijim u mendua se pas atij sulmi fshihej ISIS, sepse viktimat nuk i përkitnin gjysmës fetare të shoqërsë turke, e cila njihet për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Erdoganit dhe partisë së tij, AKP. Në të vërtetë, sulmi i parë në qershor 2015 u drejtohej etnikëve kurdë që po ushtronin fushatën e tyre elektorale dhe, me sa duket, kjo mund të ketë qenë një tentativë e dizenjuar për të rinisur edhe njëherë konfliktin me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Të përmbledhura në mënyrë kronologjike, të gjitha këto raste janë shenja të bindjes se Erdogani i ka përdorur të gjitha këto sulme për të justifikuar kërkesat e tij që t’i jepej një pushtet më i fortë ekzekutiv, të cilit ai ia arriti më në fund me referendumin e prillit 2016. Blackout-i që u shkaktua fill pas këtij dhe sulmeve të tjera na tregon se ai nuk do të konfrontohej kurrsesi me radikalizmin islamik. Por, nëse mendon se mund ta mbajë nën kontroll ISIS-in, atëherë kjo na thotë një të vërtetë të hidhur, se Turqinë mund të jenë duke e pritur surpriza të kobshme në të ardhmen. Realiteti i hidhur në Turqinë e sotme është se kolapsi i mirëqeverisjes demokratike e ka bërë Turqinë të jetë shumë më e dobët dhe e prekshme se kurrë ndaj rreziqeve që edhe demokracitë e fuqishme e kanë shumë të vështirë që t’i përballojnë.
Greg Barton, PhD
Deakin University, Melbourne/Australi
- Publikuar më .