Koha e pranverës dhe durimi
Në këtë melodi të zemrës, do të ndiqni një mësim të mençur të mendimtarit M. Fethullah Gylenit rreth kohës së pranverës dhe durimit. Çdo gjë që i përket kësaj bote është kalimtare. Njerëzit shkojnë e vijnë një e nga një. Ata që ikin ndiqen nga të tjerët që vijnë më pas.Mbetet vetëm "NJË" (Allahu i Lartëmadhëruar) që është i përjetshëm, pavarësisht të gjithë atyre që ikin. Njerëzit që pretendojnë se do të jenë të përjetshëm,në momentin që nuk e presin, largohen në atë mënyrë sa që edhe ju habiteni. Largimi është i pashmangshëm për të gjithë, e rëndësishme është të "largohemi mirë".
- Publikuar më .