Islami është keqkuptuar
Ne duhet të rishikojmë konceptin tonë për Islamin. Si muslimanë, duhet të pyesim veten: pse në këtë botë të tjerët përparojnë, kurse ne shkojmë prapa? Duke marrë Kur'anin dhe Sunnetin si burimet tona madhore dhe duke respektuar njerëzit e mëdhenj të së kaluarës, me ndërgjegje që ne jemi fëmijë për kohën, ne duhet të pyesim për të kaluarën dhe të tashmen. Unë po vështroj njerëzit e mendimit dhe kërkoj të vendos balancën e nevojshme midis aspekteve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme të Islamit dhe, duke i marrë në konsideratë normat e tilla juridike si abrogimi, përpjestimi, përgjithësimi dhe kufizimi, mund ta prezantoj Islamin me koncept modern. Pesë shekujt e parë të Islamit ishin periudha e kërkimeve dhe dijetarëve të shumtë. Përgjatë kësaj periudhe kishte një liri shumë të madhe të mendimit. Vetëm në një atmosferë të tillë mund të lindin dijetarë dhe mendimtarë të mëdhenj.
- Publikuar më .