Trëndafili i Medines

Të përmenda sërish Ty, çdo gjë nga mendja m'u fshi,
Imazhi Yt ndër majat e shpirtit tim soditi,
Edhe pse ish një mirazh, zemra ime gjeti qetësi,
Të përmenda sërish Ty, çdo gjë nga mendja m'u fshi.

Ah! Sikur çdo çast vetëm me dashurinë për Ty ta jetoja,
Të ngrihesha lart si shpirtrat, në horizontin Tënd të fluturoja,
Të gjeja një rrugë e në shpirtin tënd të depërtoja,
Ah! Sikur çdo çast vetëm me dashurinë për Ty ta jetoja.

Sikur ta dija kohën kur urdhri i takimit do të afrojë,
Ky shpirt i djegur nga malli për Ty pa pushim do të rënkojë,
Do të rënkojë e me ndjenjat më të pastra do të t'kërkojë,
Sikur ta dija kohën kur urdhri i takimit do të afrojë.

Teksa zemra ime prej emrit Tënd si zemër pëllumbi pulson,
Të lutem për të arritur tek Ti, nga krahët e Tu,
Një pendë më jep, pas teje të fluturoj përgjithmonë,
Teksa zemra ime prej emrit Tënd si zemër pëllumbi pulson.

O Trëndafil, që shkretëtirat e thata i lulëzon,
E me ato ngjyra mahnitëse, në zemrën time depërton,
Është çasti i duhur qeshi syrit tim që vajton,
O Trëndafil, që shkretëtirat e thata i lulëzon.

Si robi Yt i çmendur pas Teje dua të vrapoj,
Ndiz një prush brenda meje, si oxhaqet të flakëroj,
Nga kjo ëndërr e keqe pa Ty, dua të shpëtoj,
Si robi Yt i çmendur pas Teje dua të vrapoj.

Mendja ime ditët larg Teje është duke numëruar,
Shpirti im një shqetësim mbytës është duke përjetuar,
Duku Ti, sepse dielli ynë është duke perënduar,
Mendja ime ditët larg Teje është duke numëruar.

Të paktën, si frymë e fundit, perëndimi im lindje të jetë,
Shpirti im ngjyrat më të freskëta të horizontit Tënd të prekë,
Anë e kënd të bien tamburet të dëgjohen haretë,
Të lutem, të paktën, perëndimi im lindje të jetë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.