Intervistë për Gazetën me Prestigjozë në Kenia
Pyetje: Cili është misioni i jetës tuaj dhe çfarë mesazhi do tu jepnit njerëzve?
Nuk besoj se unë si person përfaqësoj ose jam një mision më vete. Po mundohem të jem një njeri si gjithë të tjerët. Mua më mjafton nderimi që Allahu (xh.xh) më ka dhënë me të krijuarit "njeri". Sigurisht që njeriu është një krijesë që kërkon të kuptohet. Njeriu i ngjan asaj farës së vogël që mbillet, rritet dhe kërkon të arrijë fazën e pjekurisë. Fuqia hyjnore i ka dhuruar farës mundësi zhvillimi dhe për tja arritur këtij qëllimi ajo mbillet në tokë. Nëse ajo nuk gjen një ambient të tillë ose pengohet nga ndonjë gjë e dëmshme, mbetet aty ku hidhet dhe nuk lulëzon, por kalbet. Nga ana tjetër, nëse kjo farë gjen kushtet e përshtatshme për tu zhvilluar, i shpëton kalbjes dhe arrin të bëhet një pemë që jep fruta të mrekullueshëm. Pra nga një farë aq e vogël, ajo fiton përfaqësimin e një tërësie.
Po kështu, Dora e të Plotfuqishmit, edhe njeriut i ka dhënë mundësi të pafundme. Nga këto mundësi, fara e vogël e hedhur në tokën shpirtërore gjelbërohet me ujin e besimit dhe adhurimit, dhe nëse engjëjt shpirtëror i përdorim në drejtim të qëllimit të së krijuarit, degët e tyre zgjaten deri në pafundësi duke u kthyer në pemë me fruta të mrekullueshme që të japin lumturi në këtë botë, e begati në ahiret (në botën tjetër), dhe mirësi të pafundme në parajsë(xhennet).
Pra, ne si njerëz, jemi dërguar në këtë botë që me anë të dijes dhe besimit të kuptojmë atë që është e vërtetë. Duke vënë re ndryshimin që ne kemi me krijesat e tjera dhe duke parë mundësitë që na janë dhënë, ne si njerëz na takon që me anë të rrugës së dijes dhe besimit të ndërtojmë botën dhe të vendosim paqen dhe ky qëllim na ngarkon ne me përgjegjësi të ndryshme përkundrejt Krijuesit së gjithësisë dhe krijesave të tjera. Profeti Muhammed (s.a.) thotë "Njeriu më i lartësuar tek Allahu (xh.xh) është ai që i beson vetëm atij duke mos i vënë shok dhe ai që u shërben të tjerëve". Pra, mbret i një populli është ai që i shërben atij. Duke u bazuar në këto pika, besoj se kjo është detyra ime në këtë botë.
Pyetje: Si mund të përfitojmë nga feja për vendosjen e demokracisë, mirëkuptimit të dyanshëm dhe të drejtave të njeriut në botë? Cili mund të jetë roli i fesë për vënien në jetë të këtyrë çështjevë?
Feja apo roli i saj nuk mund të kufizohet vetëm me këto aspekte që ju përmendët, gjithashtu ajo këto vlera i garanton. Allahu (xh.xh) e ka dërguar fenë për lumturine individuale dhe kolektive. Feja bazohet në besimin dhe adhurimin e Allahut (xh.xh). besimi dhe adhurimi i një zoti të vetëm bën që besimtarët të jenë më të afrueshëm me të gjithë krijesat e tjera. Sa më e lartë të jetë shkalla e besimit të njeriut tek Allahu(xh.xh) aq më e lartë ndjeshme është ndjenja e tij ndaj qënjeve të tjera. Feja, e cila është një ndërmjetëse midis Allahut(xh.xh) dhe njerëzimit, bazohet gjithashtu edhe në krijesat e tjera që i përulen sistemit hyjnor. Pra, së bashku me botën ku ne jetojmë, i gjithë universi i bindet rregullave të vendosura nga Allahu(xh.xh) duke formuar kështu një bashkim, rregull dhe harmoni. Ndryshimi i bindjes ndaj Allahut (xh.xh) të njeriut me krijesat e tjera është se neve na është dhënë vullneti dhe llogjika. Ky vullnet dhe detyrimet që sjell, e shtyjnë njeriun të ndjehet në harmoni me qënjet e tjera dhe nxit etikën e lartë dhe zhvillimin njerëzor. Allahu(xh.xh) kurrësesi nuk i pëlqejnë padrejtësitë dhe mashtrimet. Ai kërkon që ne të jetojmë në paqe dhe brenda kufijve të drejtësisë. Si rrjedhim, ajo që pritet nga besimtarët, nga ata që i besojnë dhe adhurojnë vetëm Allahun(xh.xh), është përpjekja për nxitjen e paqes, vëllazërisë dhe drejtësisë.
Në vijë të përgjithshme, feja tregon njohuri, disiplinë, të drejtë dhe detyrimet e njeriut. Ajo është një sistem hyjnor që i tregon individit dhe kolektivit atë që është e drejtë dhe e gabuar. Në këtë mënyrë sipas fesë, jeta është një përmbledhje e një sërë detyrash dhe të drejtash që besimtarët gëzojnë dhe janë të detyruar që ti kryejnë. Në këtë drejtim, feja e sheh jetën si marrëdhëniet e individit me vetveten, me Allahun(xh.xh), me kolektivin si dhe me mjedisin që e rrethon. Si përfundim, pavarësisht se si besimtarët i ushtrojnë detyrimet fetare brenda dritës, sot, ata që pranohen si dashuri, respekt, mirënjohje, të drejta njeriut, falje, mëshirë, paqe, vëllazëri dhe liri, janë vlera që feja përmban dhe predikon. Sipas fesë, të gjthë njerëzit janë të barabartë dhe të njëjtë ashtu sic janë dhëmbët e një krëhëri. Ajo nuk pranon asnjë lloj dallimi racor, ngjyre, moshe, kombësie aop të meta fizike. Feja thotë "Të gjithë kemi ardhur nga Ademi, kurse ai është nga toka. Prandaj dhe ju njerëz bëhuni vëllezër"
Feja ka sjellë këto disiplina bazë:
- Fuqia gjëndet tek e drejta, në të kundërt e drejta nuk përkon me forcën.
- Drejtësia dhe ligji janë baza mbizotëruese.
- Nuk mund të cënohen në asnjë mënyrë besimi, liria e mendimit, jeta, pasuria personale, e drejta për krijimin e familjes, mendja dhe shëndeti trupor tek njeriu.
- Mbrojtja e të fshehtës dhe paprekshmërisë individuale.
- Askush nuk ka të drejtë të fajësojë tjetrin pa patur prova dhe askush nuk ka të drejtë të mos dënojë tjetrin për arsye afrimiteti.
- Me qëllim të jetës në kolektiv, individët janë në gjëndje që të bashkëpunojnë së bashku në paqe.
Duke ju bazuar fesë, në jetën sociale si bazë njihet e drejta dhe jo fuqia. Armiqësia është e papranueshme. Marrëdhënjet midis njerëzve duhet të krijohen duke u bazuar në besim, dashuri, ndihmë, mirëkuptim, respekt reciprok dhe jo mbi mosmarrëveshje, zënka apo interes. E drejta sjell bashkim, rritjen e vlerave njerëzore, ndihmë dhe konsulencë. Kurse besimi është burim i vëllazërimit. Gjithashtu sipas fesë, të gjithë njerëzit janë rob të Allahut(xh.xh) dhe askush nuk është më i lartë se tjetri përsa i përket vetive që janë jashtë vullnetit të njeriut si raca, ngjyra apo familja. Për këtë arsye, mbizotërojnë ligjet dhe askush nuk mund të jetë më sipër se ata. Ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për këdo dhe gjykakat punojnë sipas rregullave juridike. Feja e llogarit pasurinë e kolektivit dhe thesarin e shtetit si diçka amanet. Gjithçka që del nga ky thesar bazohet mbi të drejtën dhe rregullat ligjore. Marrëdhëniet që çdo individ drejtues ka me thesarin është e njejtë me atë person që i dorëzohet me amanet të përkohshëm.
Vjedhje, grabitje, cënimi dhe dhuna janë ndër mëkatet më të mëdha te Allahu(xh.xh). Feja urdhëron drejtësi, mirësjellje ndaj prindërve, të afërmëve, të varfërve si dhe ndihmën që mund ti jepen rrugëtarëve. Ajo ndalon abuzimet seksuale, padrejsitë që mund tu bëhen të varfërve dhe jetimëve si dhe hilet në peshore. Ajo urdhëron në këtë mënyrë: "Mos flisni në ato tema që nuk i dini, flisni me gjuhë të ëmbël ndaj njëri tjetrit, mos mbani inat dhe mos i flisni me tone të ashpra njëri tjetrit, jini zotërues të veprimeve që bëni, askush s'ka të drejtë të tallet me tjetrin dhe ti ngjisë nofka të këqija, largohuni nga mendimi i keq dhe i gabuar për të tjerët, mos gjykoni dhe mos kërkoni mëkate tek të tjerët, mos hiqni dorë nga dëshira mbi të vërtetën qoftë kjo dhe në dënimin tuaj, të prindërve apo të afërmëve tuaj, dhe në çdo veprim tuajin të mbizotërojë drejtësia, mëria që mund të keni ndaj një personi apo kolektivi të mos ju nxisë juve për padrejtësi ndaj tyre. Përmbahuni inatit tuaj dhe bëhuni të falshëm, silluni me të mirë ndaj të keqes; bëhuni të arsyeshëm dhe të falshëm, mos përdorni pije alkolike dhe mos luani kumar." Gjithashtu lajmërohet në këtë mënyrë: "Ju të gjithë jeni njerëz dhe për Allahun(xh.xh) të jeni të barabartë. Por ata që i frikësohen Allahut(xh.xh) ata që janë fetarë të vërtetë dhe me fjalë dhe me sjelljet e tyre përfaqësojnë të vërtetën nderohen dhe lartësohen. Lindja, ngjyra apo raca nuk mund të jenë gradë madhësie. Të gjithë do të vdisni dhe do të përballeni me një gjykim madhështor ku do të jepni llogari për ato që keni bërë në këtë botë. Ato ditë korrupsioni dhe mirësia nuk do të kenë vlerë; e vetmja gjë e pranueshme do të jetë besimi i vërtetë dhe vepra e pastër. "Shkurtimisht feja, nëse mësohet dhe jetohet me të vërtetë ashtu siç është, me të gjithë të drejtat dhe liritë e njeriut, do të jetë çelësi dhe garancia e lumturisë për këtë jetë dhe për jetën e amshuar.
Pyetje: A shpresoni për arritjen e paqes në botë ndërkohë që çdo ditë e më shumë vërejmë shtimin e krijimit dhe të këqijave sociale?
- Njeriu është fëmijë i shpresës dhe jeton aq sa shpreson; ai në momentin që humb shpresën edhe pse fizikisht duket sikur jeton do të thotë që zjarri i jetës është fikur. Shpresa është në përpjestim të drejtë me besimin. Për këtë arsye besoj dhe shpresoj që bota e së ardhmes do të jetë më e lumtur, më e pastër dhe më e mëshirshme. Një zhvillim dhe një e vërtetë që na shton këtë shpresë, që ndoshta tani është akoma në fazat e para të saj, është afrimiteti midis krerëve muslimanë, të krishterëve dhe çifutëve. Unë personalisht kam pritur dhe pres një botë parajsë ku njerëzimi të jetojë në lumturi dhe paqe. Tashmë kjo botë e vjetëruar duhet të jetë mërzitur nga luftërat dhe përplasjet e shumta. Për këtë arsye ajo tashmë nuk ka nevojë vetëm për ajër, ujë dhe bukë, por për mëshirë, mirësi, qetësi shpirtërore dhe paqe. Duke u bazuar në këtë, mendoj se të gjithë, popujt e shteteve të ndryshme janë të gatshëm për një botë të tillë. Pra njerëzit tani do të ndjejnë nevojën e ndihmës dhe bashkëpunimit me njëri tjetrin, në këtë botë globalizmi po shtohet nga dita në ditë, në këtë që po kthehet si në një fshat, ku informacioni dhe udhëtimet e shumta po rriten gjithmonë e më shumë dhe neve si njerëz na ka mbyllur mes katër mureve të shtëpisë.
Gjeneratat e mëparshme kanë jetuar një përplasje që nuk duhet: atë midis fesë dhe shkencës. Kjo përplasje lindi diturinë materialiste, dhe ko armën e madhe indstriale, ku me armatim në përmasa kolosale I hapi rrugë ndotjes së mjedisit.
Ndërkohë që shkenca studion njeriun dhe natyrë që janë vepër e Diturisë (ilim), Vullnetit të Fuqisë së Allahut (xh.xh), nuk mund të përplaset me fenë, e cila është urdhër I Allahu(xh.xh) që mund ta gjeni në tre librat e shenjtë Kur`an, Bibël dhe Teurat. Por që tani duke parë përjekjet e shumë dijetarëve muslimanë dhe të krishterë është vënë re apo ka filluar të kuptohet që përplasja fe-shkencë është e panevojshme. Shpresoj që ky kuptim i diturisë do të pengojë ose të paktën do të kufizojë ndotjen e natyrës dhe shkatërrimet e ndryshme.
Fundi i përplasjes fe-dituri , do të sjellë afrimin e fesë me shkencën dhe përkrah saj një sistem arsimor ku të përmbahen vlera të larta shpirtërore dhe etike. Dhe si përfundim do të edukohen gjenerata në mendje të ndritur, dhe me zemer të mbushur me besim.
Kjo stinë do të jetë ajo ku do të marrë fund ose do të zvogëlohet miqësia për interes, ngushtimi i dallimit i varfër- i pasur, do jetë stinë që do të arrihet ekuilibri punë- kapital- nevojë; do të jetë stinë ku do të marrë fund dallimi racor, i ngjyrës, i gjuhës dhe i pikëpamjeve mbi botën si dhe pranvera ku do të njihen të drejtat dhe njohuritë themelore të njeriut.
Pyetje: Sipas jush cilët janë problemet e Afrikës dhe si mund të zgjidhen ato?
Për popujt e Azisë dhe Afrikës tre armiqtë kryesorë janë injoranca, varfëria dhe ndarja. Kundrejt këtyre duhet të luftohet me dituri, punë dhe bashkim. me dituri mund të sfidosh injorancën, me punë dhe kapital sfidon varfërinë Kurse kundër ndarjes nevojitet dijalogu, mirëkuptimi dhe respekti ndaj të tjerëve. Nuk dua të lë pa përmendur dhe diçka, në fillim të çdo problemi gjendet njeriu vetë, si rrjedhim njeriut i duhet të largohet nga të qënit problem dhe rruga për arritjen e lumturisë është arsimimi. Shkaku më i madh i ndarjes sot, janë dallimet etniko-racore. Sot, në një botë që po zvogëlohet nga dita në ditë dhe po krijohen aleanca mes vendesh të ndryshme dhe kur njerëzit për qëllime të ndryshme po afrohen gjithmonë e më shumë është e vështirë të kuptosh këto ndarje të panevojshme dhe të dëmshme.
Si shkaqe të ndarjes mund të përmendim joekuilibri në fushën ekonomike, mosshpërndarja e drejtë e të ardhurave në shoqëri të ndryshme si dhe mosekzistimi i institucioneve që luajnë rolin e urës midis individit dhe kolektivit. Gjithashtu mosvendosja në vendin e duhur e forcave në mekanizmin drejtues, moszbatimi i mënyrave demokratike në zgjidhjen e problemeve si dhe mosekuilibrimi i lidhjes ligj- forcë- qëllim janë të tjera shkaqe që mund ti shtohen. Çështje të tjera janë dhe çrregullimet, kënaqësitë, zbulimi dhe emërtimi i shumë gjërave sipas iniciativës së individëve të veçantë, si problemet ekzistuese që ekzistojnë në fushën politike dhe drejtuese. Një tjetër rrezik që rrezikon popujt aziotikë dhe afrikanë, është prishja që ka filluar në kulturë dhe moral që po përhapet si sëmundja e verdhëzës. Ky demoralizim po trondit të gjithë vlerat që mbajnë këta kombësi në këmbë. Si përfundim mosbesimi dhe demoralizimi po depërton thellë në mosrrespektimin e atyre që janë të shenjta për këto kombe.
Ashtu siç është nevoja për një fokusim mbi ato pika që janë të përbashkëta dhe kërkimi i zgjidhjeve në mënyrë llogjike po ashtu të domosdoshme janë edhe paqja, bashkimi dhe bashkëpunimi, aktorë këta që përbëjnë bazën e lumturisë në kolektiv. Për këtë gjë është e domosdoshme largimi dhe paragjykimi ndaj të tjerëve dhe duhet që njeriu të drejtën dhe të bukurën të mos e shohë vetëm në vetvete. Duhet të këmbëngulet mbi dallimet që po ndodhin përsa i përket racës, ngjyrës, përkatësisë etnike etj. Faktorë këta që ndikojnë në ndarjen midis individëve. Ne duhet të sillemi në mënyrë të tillë që të respektojmë rregullat sociale të shoqërisë duke mos mërzitur askënd. Të gjitha këto do të arrihen duke parë të përbashkëtat dhe faktorët jetikë që na shoqërojnë gjithmonë.
Vazhdimësia dhe fuqizimi i popujve dhe kombeve Afrikane do të arrihet së pari me aleancat me vendet fqinjë dhe më pas me ato shtete që kanë pika të përbashkëta, por që në asnjë mënyrë nuk duhet nxitur armiqësi me ndonjë shtet tjetër. Krijimi i këtyre aleancave është i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe ky duhet jetë një ndër detyrat e para të këtyre vendeve. Në vend të armiqësive duhet të përqafohen miqësitë.
Pyetje:Çështja Izrael – Palestinë ka kohë që vazhdon. Muslimanët dhe të krishterët e lindjes së mesme nuk i besojnë njëri tjetrit. Si mendoni se mund të zgjidhet kjo çështje dhe cila është mënyra që njerëzit e kësaj pozite gjeografike do të kuptojnë dhe arrijnë paqe dhe lumturi?
Çështja Izrael – Palestin tanimë nuk i intereson vetëm këtyre dy shteteve por të gjithë kësaj hapësire gjeografike apo për më shumë ka arritur në atë pikë saqë i përket paqes botërore. Personalisht lëvizjet e disa grupeve palestineze që bëjnë në emër të fesë Islame, i shoh me dyshim. Ushtria çlirimtare e Palestinës që në fillim ka ndjekur një rrugë me ulje dhe ngritje. Për këtë arsye, nuk jam i sigurt nëse kjo lëvizje po i sjell apo do ti sjellë ndonjë përfitim popullit Palestinez. Për më tepër nëse çështjen e shohim në mënyrë të vetëdijshme, duke parë parë kushtet dhe gjendjen ku ky vend ka përfunduar, duket hapur së përfundimi nuk është shumë i kënaqshëm. Me këto kushte, të paktën momentalisht nuk duhet të gjykohet si një çështje fetare. Pasi në një terren kaq konfuz, feja mund të keqkuptohet dhe të keqpërdoret. Së dyti feja edhe në këtë zonë edhe në botë duhet ti shërbejë paqes.
Nuk duhet ti largohemi edhe anës psikologjike të çështjes. Pra, zona për të cilën flasim është e shenjtë si për muslimanët ashtu dhe për të krishterët e çifutët. Historia tregon se të gjithë profetët kanë predikuar në këtë vend. Megjithë dërgimin e shumë profetëve në mes të bijve të Izraelit, ata duhet tu besojnë atyre dhe të pranojnë Islamin. Si muslimanët ashtu edhe të krishterët dhe çifutët i pranojnë këta profetë. Për më tepër, pikat e përbaskëta që ekzistojnë midis këtyre tre feve nuk janë më pak se kontradiktat. Për këtë arsye, të gjitha këto ngjashmëri, që normalisht duhet të stimulojnë bashkëjetesënn paqe, fatkeqsisht për disa arsye politike u hapet rrugë luftërave dhe kontradiktave. Pra, çështja Izrael- Palestinë duhet të gjykohet sipas rregullave ndërkombëtare duke gjetur zgjidhje të tillë që kënaqen të gjithë palët dhe të garantojë liritë, sigurinë dhe të drejtat bazë të njeriut.
Pyetje: Ka nga ata që barazojnë Islamin me terrorizëm dhe terrorizmin me Islam. Ç`mendoni mbi këtë gjë?
Së pari dua të theksoj diçka; Një fe e dërguar nga Allahu(xh.xh), sido që ajo të quhet, qoftë feja Islame qoftë ajo çifute apo e krishterë, jo vetëm që nuk e urdhëron terrorin por as që nuk e lejon atë çështë më e rëndësishme. Jeta e njeriut është shumë e rëndësishme për Allahun(xh.xh). Në këtë drejtim Allahu(xh.xh) me fenë që ka dërguar e ka numëruar atë si një nga vleat kyesore. Kështu që Islami e sheh jetën e një individi si një të tërë, pra vrasjen e një personi e njëson me vrasjen e të gjithë njerëzve dhe shpëtimin e një personi e pranon si shpëtimin e të gjithëve. Përsa i përket të drejtës, thuhet se nuk ka të drejtë apo të madhe, e drejta e individit është e njëjtë me atë të kolektivit, dhe asnjërën prej tyre nuk e ka sakrifikuar për tjetrën.
Së dyti Islami i urdhëron besmtarët që në aktivitetet e tyre të kenë për qëllim të drejtën dhe atë që lejohet me ligj. Arritja e këtij qëllimi duhet të bëhet duke u bazuar në ligje. Islami ndalon ata që me rrugë jo të drejta kërkojnë të arrijnë qëllimin e tyre të drejtë dhe për këto tregon edhe për dënimet që iu përkasin. Duke u bazuar në këtë që thashë kuptohet se terrori nuk mund të shërbejë për asnjë qëllim fesë Islame.
Islami në historinë e njerëzimit ka qenë dukuria më e dukshme në syrin e njeriut. Kurrë nuk ka mbështetur luftë përveçse për vetëmbrojtje, më pas edhe sipas prencipeve te Kur`anit ku thuhet se ngatërresat(fitne) janë më të këqia se vrasësi, i ka.
Bashkë me këtë për herë të parë në historinë e njerëzimit mbi këtë çështje solli kufizime dhe në një periudhë shumë të shkurtër predikoi rregullat juridike ndërkombëtare. Kësaj fushe, i është dhënë aq rëndësi saqë dijetarët muslimane mbi këtë çështje kanë shkruar libra shekuj më parë. "Mos largoni nga zemra juaj frikën ndaj Allahut(xh.xh). Mos harroni se nuk bëni dot asgjë pa ekzistuar dëshira e Allahut(xh.xh). Kujtoni gjithmonë se Islami është feja e lumturisë dhe dashurisë. Rruga, guximi dhe trimëria e Profetit(s.a.) le të jenë një model për ju. Mos shkilni nëpër vreshta dhe nëpër fusha të mbjella. Mos abuzoni me murgeshat, priftërinjtë apo me ata njerëz që janë mbyllur nëpër vende adhurimi dhe jetën e tyre jua dedikojnë Allahut (xh.xh). Mos qëlloni mbi civilë, mos u sillni në mënyrë imorale përkundrejt femrave dhe mos abuzoni me ndjenjat e të humburve. Mos pranoni dhuratë nga popullsia vendase. Mos strehoni ushtarët tuaj nëpër shtëpitë e vendasve. Në asnjë mënyrë mos braktisni asnjë nga namazet. Frikësojuni Alahut(xh.xh) dhe mos harroni se vdekja mund tju gjejë edhe me mijëra km. larg. Pra, gjithmonë jini të gatshëm për vdekjen tuaj që mund tju vijë." Këto pra janë urdhërat që në kohë lufte komandantët e vendeve Islame kanë urdhëruar në kohë lufte. Lufta mund të ndërmerret vetëm nga shteti dhe kjo kur nuk ka zgjidhje tjetër. Ashtu siç nuk kanë të drejtë për hapje lufte individë dhe organizata të ndryshme, po ashtu edhe aktet terroriste që cënojnë njerëzimin nuk mund të kenë vend në fenë Islame. Kështu që nëse në botën Islame apo gjetkë, nëse sot ekzistojnë këto fenomene, së pari duhet të gjendet sëmundja dhe më pas të mendohet për kurimin e saj me mënyrat më të përshtatshme.
Pyetje: Shkollat në një shoqëri a mund të jenë burim i paqes? Për të arritur këtë qëllim çfarë sugjeroni për sisteminarsimor?
Njeriu nuk përbëhet vetëm nga skeleti, mendja, ndjenjat apo shpirti. Njeriu është një qënie ku trupi i tij që vazhdimisht kërkon diçka, mendja që e shtyn të mendojë për nevojat që ka, për të kaluarën e tij e për dyshimet ndaj të ardhmes dhe që e nxit të pyesë veten "çfarë jam unë?, çfarë dhe kujt i përket kjo botë?, çfarë kërkon jeta dhe vdekja nga unë?, Kush më dërgoi mua në këtë botë dhe cili ishte qëllimi? Ku po shkoj dhe cili është qëllimi i kësaj jete?, Kush është udhëzuesi im në këtë botë?"; përtej mendjes ndjenjat që kërkojnë mbështetje dhe shpirti që i jep kuptim si njeri. Sipas meje njeriu do të arrijë lumturinë e vërtetë vetëm atëherë kur ti plotësohen të gjitha nevojat dhe të shfrytëzohet me të gjithë vetitë dhe virtytet e tij. Në këtë pikë zhvillimi dhe përparimi i tij mund të arrihet vetëm me arsim.
Njeriu vjen në këtë botë me nevojën për të mësuar gjthçka. Detyra vendimtare që i takon të kryej këtë botë kalimtare është marrja e patentës për të kaluar në botën tjetër duke përdorur mendjen, llogjikën, sjelljen e mirë; duke qenë drejtues dhe kontrolues i zemrës dhe shpirtit; duke aktivizuar të gjithë engjejt; duke u përqafuar me të gjithë të fshehtat që ekzistojnë, duke kuptuar kuptimin e qënies së tij dhe kështu kuptimin e plotë të të qënit njeri. Për këtë arsye, megjithëse deri tani nuk është arritur, duhet që sistemi arsimor të jetë i tillë që të përfshijë ndriçimin e mendjes me diturinë dhe mbushjen e zemrës dhe të shpirtit me besim. Ajo që do ti japë më shumë shoqërisë ëstë pregatitja e një brezi të tillë që zhvillohet me dituri e besim dhe me shërbimet që do të kryhen si qëllim do të jetë kënaqësia e Allahut(xh.xh). Kështu që duke e përdorur dijen për qëllime të mira do të lagohet nga dëmi dhe do të largohej nga materializmi që ka marrë formën e një arme azgjësuese. Pra ashtu siç ka thënë dhe Einstein, ai do të kalojë para fesë së çalë dhe dijes së verbër. Atëherë dhe feja nuk do të jetë larg mendjes, nuk do të jetë e këputur nga jeta dhe shkenca dhe nuk do të jetë si një mur që ndan njerëzit dhe popujt.
Shpesh herë flasim për globalizmin pasi nga dita në ditë vërejmë zhvillimin e telekomunikacionit dhe zvogëlimi e distancave. Tanimë popujt sado larg që të jenë po bëhen fqinjë. Por kjo nuk do të thotë se do të humbasin traditat kombëtare të këtyre popujve. Përkundrazi këta do të jetojnë duke mos i hapur rrugë luftë por duke mbetur si vepra që do të shtojnë e zbukurojnë mozaikun e këtyre popujve dhe shteteve. Tek ne ka një fjalë të urtë "njeriu ka nevojë edhe për hirin e fqinjit". Nëse ju nuk keni as hi për ti dhënë fqinjit atëherë mos prit asnjë vlerësim nga të tjerët. Pra, çdo popull ka ç`të japë dhe ç`të marrë nga popujt e tjerë. Kjo marrëdhënie do të ishte më tepër efikase në fushën e afrimit dhe hapjen e shkollave.
Kur folëm për Afrikën thamë se tre armiqtë kryesorë ishin injoranca, varfëria dhe ndarja. Injoranca mund të marrë fund me dituri, varfëria me punë, kurse ndarja me bashkim, dialog dhe mirëkuptim. Për këtë arsye, meqënëse të gjithë problemet bien mbi kokën e njeriut, rruga e parë për të kapërcyer këtë është arsimi. Arsimi është rruga më e mirë për ti shërbyer njerëzimit. Meqë sot po jetojmë në një botë globale, edhe shërbimi ndaj njerëzve dhe dialogu mdis kulturave të ndryshme do të arrihet pikësëpari me arsimim.
Ne na takon që të rrisim një gjeneratë të tillë e cila përkrah mendjes dhe eksperencës të përdorë edhe ndërgjegjen. kjo gjeneratë do të kërkojë perfekten në gjithçka, do të vendosë ekuilibrin midis kësaj bote dhe asaj që na pret si dhe do të forcojë lidhjen mendje –zemër. po ashtu ky brez do të mendojë, besojë, studiojë dhe do të pajiset me vlera të larta morale. Nuk do të braktisë kurrë vlerat morale kur përdor të gjithë këto kushte moderne. Kjo gjeneratë që do të përfaqësojë dashurinë dhe sigurinë nuk do ti kushtojë rëndësi kësaj bote, rehatisë dhe luksit. Ata do ti përdorin për të mirën e njerëzimit të gjithë këto mirësi që Allahu(xh.xh) ju ka dhuruar.
Gjenerata e re do të jetë e tillë që do te luftojë vazhdimisht për rritjen e dijeve, do të rritet me vlerat më të larta morale, me fushat më të gjëra të zhvillimit, me mendimin e drejtë dhe nuk do të mjaftohet me atë që zotëron. Kjo gjeneratë e pajisur pra me vlerat më të larta njerëzore, do të parapëlqejë të tjerët në vend të vetvetes, në vend të jetës së tij do të zgjedhë atë të të tjerëve dhe do të dijë të sakrifikojë lumturinë e vet për atë të të tjerëve.
Pyetje: sot thuhet se roli i fesë nuk është bashkues por përçarës. Cili është shkaku i kësaj?
Si vazhdim i përgjigjes që dhashë më parë po vazhdoj: Fatkeqësisht sot feja shihet kundërshtim i koncepteve fe- shkencë, kjo botë – bota tjetër, natyrë- libër i shenjtë, materie- kuptim, shpirt- trup. dhe vetëm dispozitat e e Allahut do të rindërtojë ndertesat e shkatërruara nga shkencat materialiste, të cilat janë shkaku kryesor që çuan në konfrontimim e popujve.
Ne si musliman i pranojmë dhe e kemi si kusht të besimit besimin e profetëve të dërguar popujve të ndryshëm në kohë të ndryshme: NJë musliman është ndjekës i rrugës së Hz. Ibrahimit, Hz. Musait, Hz. Davudit dhe HZ. Isait. Njeriu nuk mund të quhet musliman në atë çast kur nuk pranonn një profet ose njërin nga librat e shenjtë. Rrjedhimisht duket fare qartë qëllimi i bashkëpunimit dhe i globalizimit të besimit fetar që qëndrojnë si një simfoni e emrave dhe veçorive të Allahut(xh.xh). në këtë mënyrë feja është një sistem që përqafon të gjitha racat dhe besimet dhe një rrugë që mbledh gjithkënd në mënyrë vëllazërore.
Sido që ndjekësit e fesë ta zbatojnë atë gjatë ditës, dashuria, respekti, mirëkuptimi, të drejtat e njeriut, paqja, vëllazërimi dhe liria janë vlera që ajo i lartëson. Nuk mund të mohohet se në të kaluarën ka pasur nga ata persona që e kanë përdorur fenë për qëllime ndarjeje. Por në këtë moment faji nuk i përket fesë por personit përkatës. Së bashku me këtë tanimë pothuajse nga shumica është kuptuar që faktori fe ndikon në bashkimin e njerëzve; për këtë qëllim ajo patjetër që ka një funksion dhe rrjedhimisht që duhet të vendosë dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet anëtarëve të saj.
Po, dialogu ndërmjet anëtarëve të fesë është i detyrueshëm.Si hap i parë i kësaj mund të përmendet harrimi i së kaluarës dhe siç ka thënë dhe një dijetar i madh musliman duhet të lihen mënjanë polemikat e ndryshme midis feve të ndryshme dhe të vërehen anët e përbashkëta. Ashtu siç thotë dhe Mevlana XXhelaleddin Rumi "Një këmbë e kam në qendër kurse tjetra shëtit 72 popuj", na duhet të vizatojmë një rreth të gjerë ku të mos përfshihen jo vetëm anëtarët e feve po i gjithë njerëzimi. Nuk duhet të harrojmë se tani ka mbaruar ajo kohë kur çështjet zgjidheshin me forcë dhe me luftë por nevojitet rruga e dialogut dhe mirëkuptimit. Zgjidhjet që duhet ndërmarrim duhet të bazohen në fe dhe në ideologjinë e saj dhe ajo nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike. Feja nuk mund të përdoret për realizimin e dëshiravepersonale. Kur të realizohen të gjitha këto atëherë do të duket dhe imazhi i vërtetë i fesë.
Pyetje: Cili është mesazhi që do ti dërgonit njerëzimit?
Personalisht nuk e shoh veten që mund të japë mesazhe për botën. Por për të sotmen dhe të nesërmen e njerëzimit Mund të them këto gjëra:
Duhet të përpiqemi që të zbulojmë vlerat e larta që fshihen tek vetë njeriu për një të ardhme sa më të mirë. Duhet të rikujtojmë edhe njëherë se për të shpëtuar stresit që ekziston tek personi, qoftë ky stres psikologjik apo shpirtëror, si dhe për të shpëtuar nga grindjet masive duhet të mbështetemi tek vlerat e besimit, tek dashuria, morali i lartë, mendimi i pastër, tek dituria dhe studimi.
Të besosh do të thotë të njohësh të vërtetën, të dish se si dhe çfarë është ajo; nëse është dëshirë apo dashuri kjo duhet të jetohet në këtë jetë. Ata që nuk duan dhe nuk besojnë nuk janë gjë tjetër veçse një kufomë. Besimi është rruga e përqafimit të gjithë krijesave, është burim aksioni; kurse dashuria është baza e mendimit njerëzor. Për këtë arsye ata që duan ta ngrenë botën e re mbi këto virtyte të larta së pari duhet të arrijnë majat e besimit pastaj të ngjiten në skenën e dashurisë dhe që atje të predikojnë mesazhet e besimit dhe dahsurisë. Dhe për të arritur këtë nuk duhet harruar që duhet ndjekur rruga e drejtë dhe e moralshme.
E ardhmja e botës do përcaktohet nga ata që janë të mbushur me dashuri. kjo e ardhme u përket atyre që vetëm buzëqeshin me dashuri, që zemrat i kanë të mbushura me dashuri, atyre në sytë e të cilëve lexohet mëshirë dhe atyre që digjen me ndjenjat e moralit të pastër human.
Ata që kërkojnë të rregullojnë botën së pari iu duhet të ndryshojnë vetë. Nëse ata kërkojnë që të tjerëve tu dhurojnë një botë më të mirë, duhet që së pari të pastrojnë botën e tyre të brendshme nga urrejtja, inati dhe xhelozia dhe botën e tyre të jashtme ta zbukurojnë me virtyte. Fjalët e tyre që nuk disiplinojnë dot vetveten edhe pse në fillim mund të duken tërheqëse në një kohë shumë të shkurtër mund të humbin vlerën dhe ti marr era. Së fundi po e përsëris edhe një herë, nuk duhet të humbim shpresën për asnjë çast. Mirësia bukuria dhe e vërteta përbëjnë bazën e të qënit njeri. Si rrjedhojë bota e re do të arrihet me njerëzimin që do ta kuptojë më mirë besimin, dashurinë, mëshirën, dialogun, respektin ndaj të tjerëve, drejtësinë dhe të drejtat e tjetrit.
- Publikuar më .