Le të Mërzitet

Ti përpiqu, po s'u bë gjë, bota të mërzitet!
Kalemi që s'vrapon te udha, të mërzitet!

As i hap krahët e fluturon, pëllumbi im!
Shtëpia që s'të jep rrugë ty, të mërzitet!

Akinxhiu ynë mori vrull e shkoi, s'u kthye,
Kush rri në një vend e s'shkon, të mërzitet!

Gjithë ajo ngrehinë gurë-gurë u thërrmua, u përmbys.
Në këtë vend kalimtari të mërzitet!

Arkitektët bënë mënjanë e shkuan që moti,
Robërit që s'dinë të shërbejnë, të mërziten!

I qëni hodhi shtat duke nisur nga hiçi,
Gjuhët që s'flasin të vërtetën, të mërziten!

Ej, ti, i përbetuar, që shpirtin e bën fli!
Ti hiqu, shko në rrugën tënde, kush mbetet, të mërzitet!

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.