• Home
  • Veprat
  • Lëkundjet që solli shekulli

Gjërat që sheh njeriu në këtë botë, janë në raportin pesë për milion. Po kaq edhe gjërat që dëgjon. Për shembull, ai nuk e dëgjon tingullin me frekuencë 40 Herc. Nuk dëgjon as tingujt me frekuencë që e kalon mijëshin. Kjo do të thotë se ai e ka të kufizuar mundësinë e përceptimit të tingujve që është përsëri një numërues tepër i vogël ndaj milionit.

Shumë të ngushta janë edhe fushat e tij të mendimit dhe ndijimit. Atëherë, përpjekja e këtij njeriu që sheh, dëgjon, ndien dhe kupton në mënyrë kaq të kufizuar, për të gjykuar mbi Zotin duke e kufizuar Atë, duke i atribuar Atij relativitet sasior dhe cilësor me anë të pyetjeve të trajtës “Si është Zoti”, “Pse nuk e shohim Zotin”, etj., do të thotë të mos e njohësh veten. E ç'je ti dhe ç'di ti, o njeri, që të dish edhe Zotin! Zoti s'ka të bëjë me kufizime sasiore dhe cilësore si dhe është aq i madh e sublim sa që të mos mund të matet me kriteret e tua të mangëta!

Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.