Lindje

Lindi Udhërrëfyesi në horizontin e njeriut këtë natë,
Çelën tëndafilat dhe patalet fluturuan këtë natë.

U lëkund sërish fund e krye fuqia e rebelit,
Cicëroi bilbili i pasionuar që n'agim këtë natë.

Tokë e qiell jehuan me një lajm të madhnueshëm,
Erdhën e u përshtatën shërimet për çdo hall këtë natë.

Lindjë! Në tokë me një mijë jehona një thirrje u dëgjua,
Forcimi i vëllazërimit u dëgjua valë-valë këtë natë.

Satelit iu bënë nurit tënd tokë e qiell të Tij,
Grancitë dhe të vërtatat morën formë këtë natë.

Aureolë e shndritshme i qarkoi shtëpinë që Përtej,
U përvijuan të fshehtat e Zotit kudo këtë natë.

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.