Panverë e Virgjër

Uduk horizonti i majave të maleve manushaqe,
Ndërsa të fjeturit notojnë në gjumë te harruar;
Agimet rozë me radhë në të zbardhuar,
Në ujrat e mjellmave ku drita u shkri në të shuar,
Ndjemë frymëmarrjet drithëruese të pranverës së re.

Prehje kaltëroshe lëshohej mbi përfytyrimet si jehona
Dhe kup' e qiellit me shpresë na shkilte syrin që atje;
Në çastin kur patëm mbetur vetëm pa mbështetje,
Favori vendosmërisht na zbriste nga kup' e qiellit ne,
Mezashet na i vishnin në vjollcë ëndrrat tona.

Krojet po e gurgullonin ujin përsëri,
Dhe frynin gjithandej flladet e lartësimit;
Po mbështillte gjithçka bukuria e gëzimit;
Pas ndjesive kaluar ditët e përjemit
Po jetoheshin dhe një herë gjer në thellësi.

Brenda një smeraldi një pranverë e virgjër ngjet;
Tëpkë me ngjyrat e së shkuarës piktura e bukurive;
Dantela sikur thur sendërtimi i përsosmërive,
Si gjokset e përmalluar vizioni i malleve,
Në lartësitë parajsore jargavanë violet.

Tash era fryn, rrëgethet gjelbërimi,
Trëndafilat e gjallë-të prekur nga vjeshta, përdhe,
Prej tingujsh ahengu të vdekurit ringjallur mbi dhe,
Në këtë kaltërsi iluzore bashkë me ta dhe ne,
Gjokset e djegur në vetmi në shkrirje bashkimi...

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.