Lëkundje

Një çast lëkundjeje në emër të Hizmetit.

Drit'e syrit shtëpi m'ishte, konvikte m'ishte,
Vera s'u pa si erdhi e shkoi, vjeshta trokiti.
Ç'u bë, gëzimi i syve-një lulishte;
Ndërtuesi mbaroi punë, tani prishësi arriti.

Një erë musoni këtej faqes së trëndafilit,
Andej frikë brym shansi i bilbilit;
Nga shqetësimi s'di ç'vendim të marrë,
Dhe, së fundi, llogaria e kësaj pune ia arriti.

Trëndafilat në saksi m'u thanë e shkuan,
Hizër-lljaz u bashkuan në një kohë e shkuan;
Vera dhe maja malseh bisedognë... e shkuan,
Dhe neve Zëri i Azrailit na arriti.

Para derës sime sikur një ditë e fundme ka aguar;
Mbulesa krejt të zeza, drita në të shuar;
Profetë e shenjtorë arratisur nga vatani e harruar;
Koha e shpërnguljes dhe arratisë ia arriti.

E ç'më duhet mua pas nga bota ç'mbeti!
Ndër sy iluzioni i një bote të rreme më mbeti;
Kjo botë rënkimesh brenda vetes m'treti,
Vizioni i një bote të vërtetë më arriti.

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.