Përkohshmëri dhe Përjetësi

Atyre që botën parajsë e kujtuan,
U ranë pas ata që u gënjyen,
Të tjerë, ca më tepër, në rrugë u ngujuan...

U varfëruan, u rraskapitën, shkuan,
Dhe ankth u bënë, mjerim u bënë e shkuan.

Djë rrugë e gjatë, e përpjetë e vështirë,
Dhe kush iu ngjit, i zymtë e i dërsirë,
Po s't'u dha ndihmë, është zor për t'i hyrë.

Përrua bëhet, pengesë bëhet, shans bëhet;
Borë bëhet, furtunë bëhet, shtrëngatë bëhet.

Ambicjet si të shtruara përfund gropave,
A në ujin e kazanit të larësit të kufomave,
A në një breg të padukshëm brenda thellësive.

Edhe ndarje, edhe pesimizëm, zemrat pa dëshhirë;
Dëshirat të trembura, dëshirat pa mëshirë.

Bota me shumë qoshe nga fryn era kthyer,
Me inxhi e merxhanë gjithandej e shtruar,
Biri i Njeriut në këtë kurth shtrënguar.

I sëmurë pa shpëtim, i dënuar dhe i ngrirë,
Në rrjetën e djillit brenda, djalli i ka pirë.

Nga brenda-mashtrim, nga jashtë gënjeshtër,
Shumë erdhën në këtë botë, a mbeti një tjetër?
Parahthëniet-befasi, një gjë e vjeter.

Ata që parathanë e s'u gënjyen, ku janë?
Dhe rrugët kah Drejtësia, ku janë?

Nëpër rrugë ka gjurmë, gjurmë ka ngado;
Me drita kishte ecur I Panjohuri i Madh,
Kushdo lodhet nga gara, vetëm Ai jo!

Në rrugën drejt Amshimit një prijës i artë,
Në maja kish arritur Profeti i Lartë,

Bukuria e papësëritshme e Armatës së Dritës,
Kënaqesia dhe gëzimi i shpirtrave të çuditshëm,
Kalaja e patundur e besimtarëve të palëkundshëm!

Ata që te Ai u strehuan, shend e verë shkuan,
Gjer në Amshim të paharruar bmetën e shkuan...

Sovrani im, në shërbimin tënd madhëshi fituam,
Nën dritën tënde udhës së vërtetë iu shtruam,
Nën hijen tënde dashuruam, u dashuruam.

Pa Ty karvani s'ecën, rruga s'kapërcehet dot!
Pa Ty ringjallje s'ka, askush s'ringjallet dot!

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.