Dielli do të Lindë

Ej, ti popull i lodhur me të mirat e kësej bote!
As bën dhe pak durim dhe dhëmbët shtrëngon!
Shkëndia në gjokset, aman, të mos shuhet!
Koha e shtetit të përjetshëm-për ty i fundit stacion...

Hiç mos rri, vrapo, se në rrugë të presin sy!
Ati yt dëshmor po rri e rurgën po vështron.
Jepi, vrapo, zeërthyerit të presin ty!
Eja, më në fund, fytyrëmjerët të gëzojnë!

E qartë! Kauza e madhe dhe udhët shkojnë gjatë;
C'hall! Udhtar i Përjetësisë emrin ke.
Librin e Lumtur si prijës në udhën tënde...
Lere, ç'i do fjalët, akull e ke dhe borë e ke...

Si do që të bëhet, dielli do të lindë një ditë;
Sërish mbi gjithkahjën do të reshin bukuritë;
Mbi mal e fushë, lumenj e kodra, në çdo buxhak;
Drita do të vijë dhe terrin do ta mbysë në lak...

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.