Edukata kur’anore

a) Nxënësi i Kur'anit është njeri, është një rob i Zotit

Nxënësi i Kur'anit është vetëm një njeri, një krijesë, një rob i Zotit. Ai nuk është mizor, dhunues, i ashpër, i egër, ego­ist. Kur'ani e thekson në çdo rast se njerëzit janë rob të Alla­hut dhe se kjo është një nder për ta. Edhe njëri prej atri­buteve kryesore të Profetit është të qenët rob i Allahut. Në Fjalën e Dëshmisë ai përmendet si robi dhe i dërguari i Alla­hut. Ndërkaq, atributi si rob i Allahut është i përhershëm. Ai qe i tillë para se të bëhej profet dhe vazhdoi të mbetej i tillë edhe pasi e kreu detyrën e profetësisë. Çdo gjë është kalim­tare dhe që mbaron. Vetëm një gjë s'mbaron: të qenët rob ndaj Allahut që është i pafillim e pa­mbarim!

Allahu i fton njerëzit: "O njerëz! Bëjuni rob vetëm Allahut (adhurojeni vetëm Allahun)..." Dhe besimtarët, dyzet herë në ditë i thonë Atij: "Vetëm Ty të adhurojmë (vetëm Ty të bëhemi rob)!"

b) Nxënësi i Kur'anit është i thjeshtë dhe, para Allahut, i varfër

Nxënësi i Kur'anit është i thjeshtë, modest. Në pamje të jash­tme ai mund të duket si i mjerë, si i përgjumur, por s'ë­shtë ashtu. Ai është i butë dhe i urtë, por i vyer dhe i ve­ndosur saqë të mos i përulet dhe nënshtrohet askujt veç Zotit të vet. Ai zo­tëron një dinamizëm të brendshëm. Në u duktë nga jashtë i var­fër e i dobët, këto cilësi janë krahë për të për t'u ngjitur te Zoti. Sa më shumë ta ndjejë ai varfërinë dhe dobësinë në ndërgje­gjen e vet, aq më shumë i rritet bindja ndaj Zotit.

Profeti thotë: "O Zot, gjersa të mbyllim sytë, mos na lër ve­tëm për vetëm me veten tonë!"[1] Ja, pra kjo thellësi e brend­shme e dobësisë për të është si krahë prej drite me të cilat vra­pon pas Zotit duke kërkuar pëlqimin e Tij!

c) Synimi i nxënësit të Kur'anit është pëlqimi i Allahut

Synimi i nxënësit të Kur'anit është vetëm e vetëm pëlqi­mi hyjnor. Ai e mban vështrimin vazhdimisht te pëlqimi hyj­nor du­ke pritur ftesën hyjnore: "O ti shpirt i kënaqur e i qe­tësuar, kthehu te Zoti yt i kënaqur prej teje dhe ti i kënaqur prej Tij!" (Kur'ani, Fexhr, 89/27)

Hz. Jusufi (a.s.) lutej: "Zoti im, ma dhe pjesën time nga pa­suria dhe më mësove t'i shpjegoj ëndrrat. O ti, krijuesi i qiejve e i tokës! Ti je Zoti im në këtë botë e në jetën tjetër! Bëmë të vdes si musliman dhe më bashko me njerëzit e mirë!" (Kur'ani, Ju­suf, 12/101)

Me këto fjalë e shprehte ai idealin e vet.

Kjo do të thotë se është një meritë që qëndron gjithmonë mbi tërë mirëqenien dhe lumturinë e kësaj bote, që e kënaq plotësisht zemrën, kënaqësia dhe pëlqimi i Zotit!

Në Kur'an thuhet:

"Unë u urdhërova që ta adhuroj vetëm Allahun duke ia ku­shtuar gjithçka vetëm Atij!" (Kur'ani, Zumer, 39/11)

"Thuaj: "Unë i bëhem rob vetëm Allahut duke ia kushtu­ar adhurimin tim vetëm Atij!" (Kur'ani, Zumer, 39/14)

"Kurse ata qenë urdhëruar që të largohen nga politeizmi (shirku) dhe ta adhurojnë vetëm Allahun që është një i vetëm, ta falin namazin dhe ta japin zeqatin!" (Kur'ani, Be­jjine, 98/5)

Me këto fjalë besimtari është orientuar gjithmonë për ta kër­kuar pëlqimin hyjnor.

d) Parimi i jetës është ndihma reciproke

Kur'ani thotë:

"Ndihmoni njëri-tjetrin për të mirë dhe duke u ruajtur (nga ndalimet e Allahut), jo për të keqe, për mëkat dhe armiqësi. Dhe kini frikë Allahun sepse ndëshkimi i Allahut është i ashpër!" (Kur'ani, Maide, 5/2)

Besimtarët duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin për t'i zbatuar ur­dhërimet dhe ndalimet e fesë dhe, duke u mbështetur te njëri-tjetri, duhet të përpiqen ta jetojnë fenë. Nuk duhet të harrojmë se aspekti shoqëror i islamit ka më shumë peshë. Aspekti sho­qëror i islamit synon ta ngrejë njeriun në këmbë, ta mbajë në këmbë dhe t'i japë vazhdimësi. Kur'ani thotë:

"Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devocion!" (Kur'ani, Maide, 5/2)

Jeta nuk përbëhet prej luftës dhe armiqësisë, por prej ndih­mës së dyanshme dhe mbështetjes te njëri-tjetri. Mo­lekulat ndi­hmojnë bimësinë, bimësia kafshët, kurse kafshët, si konserva proteinash, na vijnë në ndihmë neve. Atomet dhe molekulat e ajrit, dheut, ujit e vazhdojnë ekzistencën e tyre të lidhura mes tyre sipas idesë së plotësimit të njëra-tje­trës.

Besimtari e sheh gjithësinë si një harmoni ndihme recip­roke dhe thotë: "Nga kreu në fund, gjithësia s'është gjë tje­tër veçse një ndihmë reciproke mes pjesëve përbërëse të saj!" Atëherë, edhe njeriu duhet t'i përshtatet harmonisë së përgjithshme të gjithësisë dhe të vrapojë për ndihmë me që­llim për të mos e prishur këtë sinfoni, këtë melodi të për­gjithshme!

e) Lidhja mes nesh është lidhje vëllazërie

Kur'ani e përcakton si vëllazëri lidhjen mes muslimanëve.

Kjo lloj lidhjeje duhet ngritur mes të gjithë muslimanëve dhe sipas kësaj lidhjeje duhet theksuar edhe një herë ndje­nja e vë­llazërisë. "Besimtarët janë vëllezër" –Thekson Kur'a­ni. (Kur'a­ni, Huxhurat, 49/10) Besimtari duhet ta shohë si vëlla këdo që beson, kurse gjithësinë, si vend vëllazërie.

f) Ideja e të drejtës është parim

Edukata kur'anore pranon si pikëmbështetje ekuiva­len­cën e drejtë-forcë. Eshtë i fortë ai që ka të drejtë. Forca bu­ron nga e drejta dhe jo e drejta nga forca. Islami thotë: "Kush ka të drejtë, është i fortë!" Muslimani, edhe në qoftë i dobët sot, jeton me besimin dhe bindjen se në mos sot, ne­sër, me ndihmën dhe favorin e Allahut, e drejta do të fitojë!

Kështu, në historinë e islamit ka ndodhur që një kalif i fuqi­shëm si Hz. Omeri të dalë para gjyqit për t'u gjykuar në bazë të ankesës së një njeriu të thjeshtë, sepse, në vështri­min e musli­manit, respekti ndaj së drejtës së dikujt, kushdo­qoftë ai, është respekt ndaj Zotit!

Besimtari që nuk ka hyrë nën ndikimin e sistemeve filo­zofike jashtëkur'anore, vepron siç parashikohet në Kur'an, duke jetuar me të drejtë dhe duke këshilluar për drejtësi:

"Për kohën! Pa dyshim, njeriu është në humbje, veç aty­re që besojnë, bëjnë punë të mira dhe këshillojnë njëri-tjet­rin për drejtësi dhe durim!" (Kur'ani, Asr, 103/1-3)

Materia ekziston në saje të qenies së të Drejtës. Drejtësia është një nga emrat më të mëdhenj ndër emrat hyjnorë.

Besimtari e sheh forcën te e drejta. Kush ka të drejtë, është i fortë. E drejta është e lartë dhe asgjë nuk mund ta pengojë atë!



[1] Ebu Davud, Edeb, 101; Musned, 5/42.
Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.