Shkaqet e shembjes së popujve

Kur u hedhim një sy qytetërimeve të kaluara, shohim se she­mbja pothuajse e të gjithave ka lidhje me një brejtës moral. Di­sa herë mund të mos ndjehet asgjë ndërsa vlerat e shoqërisë gërryhen heshtazi nga poshtë me anë të imo­ralitetit. Dhe, kur të ndjehet, punën e ka marrë lumi, ashtu siç nuk e kuptojmë se jemi sëmurur nga kanceri gjersa të ketë lëshuar metastaza gjer në pikat tona më të ndjeshme. Në çastin kur ta kemi kuptuar kë­­­të, ka filluar edhe udhë­timi ynë për përtej...

Ç'të jetë kanceri në trupin e individit, është edhe imo­raliteti në jetën e popujve. Po qe se drejtuesit e shtetit, pa­staj kryetarët e familjeve, edukatorët dhe shoqëria janë in­diferentë ndaj një shthurjeje morale të tillë, kombi shem­bet me zhurmë e potere pa e marrë vesh kush këtë gjë e pa i rënë kujt në sy gërmadhat. Kush e di, mbase disa, ashtu si qeniet që e bëjnë strehimin nën gërmadha, e sho­hin këtë si diçka të natyrshme duke menduar se ja, kësaj i thonë jetë!

Po, kur zbritet te shkaqet në themelin e shembjeve gjatë gji­thë historisë, në përgjithësi shihen këto gjëra: bohemizimi i të rinjve dhe, në këta shpirtra të shkujdesur, dëshira për për­jetimin e ndjenjave shtazore, shtënia pas ndjenjave epshore, vënia nga populli e kësaj bote si synim dhe harrimi i jetës tjetër, largimi nga Allahu dhe kthimi i shpinës Kur'anit, fshirja nga zemrat e ndjenjave të frikës dhe impresionimit për ta re­zultuar çdo gjë në atë çka është lëndësore.

Gjer te osmanllinjtë, të gjithë këta elementë janë të pra­ni­shëm në shembjen e shumë shteteve. Mbi vorbullat e kri­juara nga boshllëqet moralo-shpirtërore është shkuar me interesa ma­teriale që do t'i harbonin më keq ata; është shkuar dhe është hyrë në një rreth vicioz. Kurse lëngata buronte ngaqë populli e kishte humbur botën e tij moralo-shpirtërore, ishte larguar nga Kur'ani dhe parimet islame dhe e kishte harruar Allahun. Atyre që kërkonin shpëtim për lëngatën e ndjenjave, u ofrohej shpë­tim nga burimi i lëngatës! Kurse çështja qëndronte ndryshe: ndër­sa njërën anë të njeriut e përbënte dhe e përbën lënda dhe kjo botë, anën tjetër, madje esencën e tij, e përbënte dhe e për­bën kuptimi (ideja) dhe bota tjetër, përjetësia. Pika e thyerjes ishte e qartë: çdo gjë buronte nga shtënia pas materiales dhe nënvleftësimi i kuptimit (idesë). Dhe mbyllja e një mangësie të tillë përsëri me lëndën apo materien ishte e pamundur. Në fakt, po të trajtoheshin të dyja së bashku dhe sipas dimensioneve të veta, domethënë, po të zba­tohej drejtësia (e drejta) e Allahut si­pas madhështisë së Allahut, po të pranohej e drejta e Kur'anit po në atë masë, po t'i jepej vlerë botës sa dimensioni i saj dhe përjetësisë sa përjetësia, çdo gjë do të ekuilibrohej.

Kur'ani urdhëron: "Kërkoje vendin e përjetësisë me atë që të ka dhënë Allahu (duke e shpenzuar në udhën e Tij), por mos e harro as pjesën që të takon nga kjo botë!"[1] (Kur'ani, Kasas, 28/77). Po, duhet përgatitur për jetën e pasme duke i vlerësuar shëndetin, vitalitetin, pasurinë dhe mendjen të favorizuara nga Allahu, por duke mos e ha­rruar edhe pjesën nga kjo botë! Ky është kriteri i Kur'anit. Po qe se ekuilibri botë-përjetësi do të rre­gu­llohej sipas kë­tij parimi, ndoshta nuk do të shkatërroheshim dhe merre­shim nëpër këmbë gjer në këtë masë. Ja, pra, për kë­të ar­sye, në ditët tona kur elementët materialë që tërheqin nga vetja, e pengojnë individin ta kujtojë Allahun, është e do­mos­doshme që, duke e zhvilluar çështjen e edukimit në familje, pa­ra së gjithash të përcaktohen specifikat që do të çonin në marrë­ve­shje mbi parimet moralo-etike.

Çdo komb ka pasur ngjitjen dhe rënien e tij. Kombi është lartësuar me anë të parimeve lartësuese dhe është përmbysur me anë të faktorëve rrënues. Sepse ligjet e na­tyrës veprojnë brenda një detyrimi të kushtëzuar. Edhe natyrën si një pjesë të gjithësisë, Allahu (xh.xh.) e ka kri­juar formalisht të varur nga kë­to ligje të detyruara. Pra­ndaj, ligjet në natyrë dhe në argu­mentet e krijimit duhen respektuar. Po qe se duke pasur siguri në mirëkuptimin e tyre, krijoni të meta në një sërë detyrash tu­aja, elimi­no­he­ni prej tyre dhe asgjësoheni. Tek ata nuk ka falje. Allahu ju fal, por ligjet në argumentet e krijimit, e thënë ndry­she, në ligjshmërinë e krijimit, nuk të falin kurrë. Po qe se me­toda përcaktohet drejt sipas këtyre ligjeve, Allahu ju ngjit në shtresën më të lartë qiellore, por po qe se shkaqet re­spektohen me të meta (kur nuk bëhet fjalë për një trajtim të veçantë), ju rrëzon në shtresën më të ulët të qenieve.

Po qe se i kthehemi problemit të kreut, duhet t'u gjej­më për­gji­gje këtyre pyetjeve: A jeni të bindur se për pri­shjen e moralit ekzistojnë disa faktorë seriozë dhe disa shkaqe objektive? A me­ndoni me të vërtetë se ka një vor­bull morali? Kjo jetesë e tra­zuar aktuale a është një imora­litet apo shfaqje e një gjendjeje normale?



[1] Të gjitha interpretimet nga Kur'ani në këtë tekst janë të autorit.
Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.