Zhgënjim

Në kërkim të një Mehlika Sulltan, drejt sa e sa të panjohurave hapëm velat! Megjithatë, as Lejlanë,[1] pas dashurisë për të cilën ramë shkretëtirave, e gjetëm, as në brigjet prej të cilëve u larguam, mundëm të kthehemi...

***

Sapo një shoqëri të largohet nga rrënja shpirtërore e vet, këndvështrimi i ndryshon, po ashtu dhe konkluzionet mbi vlerat i përmbysen krejtësisht. Në një shoqëri të tillë, luftës për vetëmbrojtje i jepet nami i dhunës, dhunës, nami i drejtësisë, mbi historinë vërshojnë mallkime, shëmtitë e ditës ngrihen në qiell, edukata përbuzet, paturpësia duartrokitet, pafytyrësia konsiderohet e natyrshme; ndërsa besnikëria ndaj kombit dhe së kaluarës nxihen në mënyrën më të ulët, ideja e mohimit të së kaluarës, pra, e kombit pa histori dhe përkrahësit e saj pothuaj ngrihen në qiell!..

***

Dobësia për të qenë vazhdimisht bashkë me seksin tjetër është ose dëmtim natyre ose shenjë e bartjes së karakterit të atij seksi...


[1] Mehlika Sulltan, Lejla, heroina të baladave turke.

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.