Premtimi

Eshtë më mirë të premtosh një herë e ta çosh në vend, se sa të premtosh një mijë herë e mos të bësh asgjë!

***

Qëndrimi në fjalën e dhënë është domosdoshmëri e qenies njeri dhe e njohjes së vlerave njerëzore!

***

Ndjeshmëria për ta çuar në vend premtimin buron nga besimi, mosmbajtja e premtimit buron prej dyfytyrësisë!

***

Një pjesë njerëzish gjatë gjithë jetës përpiqen për ta çuar në vend marrëveshjen e nënshkruar në zemra, kurse një pjesë tjetër jetojnë pa ditur gjë për një marrëveshje të tillë. Ja, në këtë pikë ndahen besimtari nga hipokriti![1]

***

Mos thuaj, "premtoi, por nuk e çoi në vend premtimin"! Mendo ato që u premtuan e s'u çuan në vend. Mos dëno kënd duke thënë se s'u tregua njeri! Kujto rastet që ti vetë i le të të ikin për t'u treguar njeri!


[1] Sipas Kur'anit (A'raf, 7/172), Zoti, pasi i krijoi shpirtrat, i pyeti: "A nuk jam unë Zoti juaj?" Dhe shpirtrat iu përgjegjën: "Po, dëshmojmë se Ti je Zoti ynë!" Kjo është marrëveshja për të cilën bëhet fjalë në këtë ese. Në vazhdim, po në këtë ajet, tërhiqet vëmendja e njerëzve: "... dhe në ditën e kiametit mos thoni, "S'dimë gjë për këtë!"

Pin It
  • Publikuar më .
Copyright © 2026 Cascade Trust. Fethullah Gülen's Official Web Site. All Rights Reserved.
fgulen.com is the official source and licensor of the works of the renowned Turkish scholar and intellectual Fethullah Gülen. Operated by Paramus Publishing with permission of Cascade Trust.