Cohn-Bendit: Po na rikujtoni kemalistët
Njëri prej kryetarëve të Grupit të Gjelbër të Parlamentit Evropian, Daniel Cohn-Bendit, i cili ishte një prej pjesëmarrësve në diskutimin “e nxehtë” me kryeministrin Erdogan, i përngjasoi fjalët e kryeministrit turk me ato të kemalistëve. Gjithashtu, pasi rikujtoi edhe njëherë fjalët e shprehura prej z. Erdogan fill pas ndodhive të Gezi Park-ut, ku ai shprehej se “nuk e njoh Parlamentin Evropian”, u shpreh se “si ka mundësi që tani pranoni se Parlamenti Evropian është kaq shumë i rëndësishëm. Cilën prej tyre të besojmë”. Poashtu, ky politikan i suksesshëm nuk e kaloi dot pa i përmendur edhe tezat e një komploti ndërkombëtar përsa i përket procesit të hetimit të aferave të korrupsionit dhe manipulimit financiar, duke thënë se “këto shprehje më kujtojnë kemalistët.” Lideri ambientalist theksoi poashtu se Turqia është duke lënë një imazh aspak të pëlqyeshëm pas ngjarjeve të 17 dhjetorit. Më vonë u mësua, se një ndër çështjet e tjera të prura në diskutim qe edhe ajo se cila ishte arsyeja e shpalljes së kandidaturës së ministrit të drejtësisë Sadullah Ergin, kur në fakt ai ishte një ministër tejet i suksesshëm.
- Publikuar më .